Wednesday, March 29
Shadow

Author: visionmega

Thyhet bankomati i ProCredit Bank në Skenderaj, i dyshuari qëllimisht godet tri vetura duke tentuar të ikë

Thyhet bankomati i ProCredit Bank në Skenderaj, i dyshuari qëllimisht godet tri vetura duke tentuar të ikë

Lajme
Vjedhjet e grabitjet në banka janë raste mjaft të shpeshta që po shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri te punëtorët, por edhe humbje të këtyre institucioneve financiare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj, por këtë herë është thyer ekrani i bankomatit të bankës Pr Credit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur një person, derisa ishte në gjendje të dehur kishte tentuar të kryej vjedhje, duke thyer bankomatin. Pasi nuk ia arriti qëllimit, ai deshi të largohej me veturë dhe në pamundësi për të ikur, ka goditur me qëllim tri vetura. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar personi i dyshuar dhe i njëjti është shoqëruar për në stacion policor, teksa janë...
Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë

Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë

Sport
Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës. Turneu i madh fillon më 20 nëntor të këtij muaji dhe mbaron më 18 dhjetor, derisa Helvetikët shpresojnë në arritjen sa më të lartë. Zvicra gjendet në grupin në grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë, derisa ndeshjen e parë e luan ndaj kamerunasëve më 24 nëntor.
Dhunohet seksualisht një 72 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se akti u krye nga një 25 vjeçar

Dhunohet seksualisht një 72 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se akti u krye nga një 25 vjeçar

Kronikë
Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla. Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur së fundi edhe në komunën e Skenderajt. Sinjali mëson se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të. Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji. E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç. Ajo është dërguar për e...
Natë zhgënjyese, Kosova mposhtet nga Greqia në “Fadil Vokrri”

Natë zhgënjyese, Kosova mposhtet nga Greqia në “Fadil Vokrri”

Sport
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1. Kosova e nisi mirë këtë ndeshje, por nuk ia dolën të krijonin raste konkrete për të shënuar. Kjo u shfrytëzua nga grekët, të cilët shënuan përmes Anastasios Bakasetas në minutën e 36-të. Greqia e mbylli pjesën e parë me epërsi, të cilën e mbajti deri në fundin e ndeshjes. “Dardanët” provuan ta barazonin rezultatin, por punët për të u vështirësuan edhe më shumë kur Fidan Aliti u përjashtua nga loja në minutën e 72-të. Si të mos mjaftonte kjo, me karton direkt të kuq u përjashtua edhe Aro Muric, i cili luajti me dorë jash...
LIVE: Kosova 0-1 Greqia, Dardanët ndjekin rezultatin

LIVE: Kosova 0-1 Greqia, Dardanët ndjekin rezultatin

Sport
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia është kundërshtari i Dardanëve, të cilët hynë në këtë sfidës pas fitores komode në udhëtim te Qipro me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Edhe Helenët e fituan takimin e parë duke e mposhtur si mysafir Irlandën e Veriut me rezultat 1-0. Kosova dhe Greqia janë takuar dy herë në të kaluarën në Ligën e Kombeve, njëra sfidë ka përfunduar baras, kurse tjetrën e kanë fituar skuadra mysafire. Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).
Kosova do vetëm tre pikë në ndeshje ndaj Greqisë, formacionet zyrtare

Kosova do vetëm tre pikë në ndeshje ndaj Greqisë, formacionet zyrtare

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Dardanët janë nikoqir të një kundërshtari që e njohin mjaft mirë, Greqisë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presin në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas një fitore 2-0 në udhëtim te Qipro dhe synojnë fitoren e radhës për të betonuar pozitën e parë me pikë maksimale nga dy ndeshjet e para. Në anën tjetër, mysafirët grek gjithashtu kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshjet e para. Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu,...
Ndryshime në formacionin bazë të Kosovës – Giresse i jep një rol të ri Arbër Zenelit

Ndryshime në formacionin bazë të Kosovës – Giresse i jep një rol të ri Arbër Zenelit

Sport
Vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, që do të zhvillohet në "Fadil Vokrri". Pas fitores ndaj Qipros, Kombëtarja e Kosovës nën urdhrat e Alain Giresse do të kërkojë pikët e plota edhe ndaj grekëve. Sidoqoftë, të rikthehemi te formacioni - në sfidën e fundit kemi parë që tekniku francez luajti me këtë 11-she bazë: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Berisha, Idrizi; Rashica, Muriqi, Zhegrova. Pas fitores, kishte kritika të shumta sidomos në mesfushë, ku tre lojtarët e lartpërmendur nuk arrinin të bashkëpunonin në mënyrën më të mirë. Kështu, Giresse tashmë ka bërë disa ndryshime në mesfushë, kështu mëson Gazeta Nacionale me burime të sigurta. Formacioni i Kosovës do të jetë 4-2-3-1, kurse nga minuta e parë do të luajë Florian Loshaj. Kurse...
Agim Ademi: Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin “Fadil Vokrri”

Agim Ademi: Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me stafin e tij kanë qenë mjaftë aktiv për të mbuluar të gjithë organizimin e ndeshjes Kosovë – Greqi. Me fillim nga ora 20:45, në tempullin “Fadil Vokrri”, Dardanët do të presin Helvetët, ku deri më tani nuk kanë arritur asnjë fitore ndaj Greqisë në katër ndeshje. Nën urdhrat e Giresse dhe me një atmosferë fantastike, Kosova do të kërkoi fitoren e dytë radhazi, pas fitores fantastike në udhëtim te Qipro. Më poshtë mund të shikoni postimin e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit.
Lladrovci në shënimin e themelimit të BDI-së: 20 vjet suksese!

Lladrovci në shënimin e themelimit të BDI-së: 20 vjet suksese!

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë sot në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën politike ka shënuar vetëm fitore. Këto fitore ishin fitore të shqiptarëve, duke arritur nivelin politik, ekonomik dhe përparimin si kurrë më parë, në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar Lladrovci. Postimi i plotë: 20 vjet BDI, 20 vjet suksese! Vëlla Ali, urime dhe suksese të mëtejme me partinë lidere të shqiptarëve! Sot, në Shkup, mora pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së, datë që më bën krenar që isha i pranishëm edhe në themelimin e kësaj partie që ndryshoi historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën...
Serbia vendosi 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën, Ibishi i sheh si kërcenim real për vendin

Serbia vendosi 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën, Ibishi i sheh si kërcenim real për vendin

Lajme
Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive nga ato, 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që kishte në Amerikë, ku vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Ai po ashtu theksonte nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës. Ndërkohë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas heqjes së zonës së sigurisë, Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës, dhe sipas tij, kjo është shqetësuese për Kosovën. “Pas heqjes së zonës sigurisë, pra Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës që e ka pjesë...