Monday, November 28
Shadow

Author: visionmega

“Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten”, Ylli i bën një rreng Dafinës, reagimi i saj nuk duhet humbur

“Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten”, Ylli i bën një rreng Dafinës, reagimi i saj nuk duhet humbur

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare. Lidhja e tyre secilën ditë po forcohet edhe më shumë. Së fundi çifti kanë zhvilluar një koncert në Vienë bashkë me këngëtarin Yll Limani. Para shfaqjes ata ndodheshin në hotel, teksa Ylli ka postuar një video në ‘Instastory’ ku tentoi t’i bëjë një rreng Dafinës. “Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij.”, thuhet në rrengun e Yllit. Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakan teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: “Përse po gënjen” tekksa e shoqëroi dhe me disa “grushta” drejt kamerës. Ndryshe Geek dhe Dafina janë në lidhje prej dy vitesh. ...
Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka, këto janë dyshimet e tij

Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka, këto janë dyshimet e tij

Lajme
Një burrë nga Mitrovica e Veriut të premten ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka thënë se dyshon që paratë ia ka vjedhur një burrë tjetër, të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim, ku kishte lënë edhe kuletën me dokumente. Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Hyrje në sistemin kompjuterik” dhe shkon në procedurë të rregullt.
Nis shitja e biletave në “tregun e zi” për ndeshjen Kosovë – Greqi, këto janë çmimet

Nis shitja e biletave në “tregun e zi” për ndeshjen Kosovë – Greqi, këto janë çmimet

Sport
Pas fitores ndaj Qipros, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës. Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve. Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten. Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire. Si zakonisht, edhe për ndeshjen e sotme kanë dalur biletat në tregun e zi. Për pjesën e lindjes, biletat po shiten nga 70 euro, kurse ato në jug deri në 30 euro. Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45.
Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve, të vlefshme për Grupin 2 të Ligës C. Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore. Si Dardanët ashtu edhe grekët triumfuan në udhëtim, ku Kosova mori tri pikë te Qipro (0-2) derisa Greqia te Irlanda (0-1). Trajneri Alain Giresse nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar për faktin se Dardanët bënë një lojë të madhe. Porta pritet t’i besohet përsëri gjigantit Arijanet Muric, derisa në mbrojtje mund të ketë ndryshime në krahun e djathtë me Benjamin Kolollin që mund ta zëvendësojë Lirim Kastratin, por ky i fundit është favorit për një fanellë titullari. Tre mbrojtësit tjerë ...
E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

Kronikë
Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person. Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor. Policia ka njoftuar se më pas e mitura është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Skenderaj 05.06.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ...
Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Lajme
Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditen e së premtes është gjetur një mjet shpërthyes. Rastin e ka raportuar në polici një qytetar i cili e kishte hasur këtë mjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së, të cilët dyshojnë se ky mjet ka mbetur që nga lufta e dytë botërore. Në njoftimin e Policisë thuhet se me kujdes është bërë tërheqja e mjetit shpërthyes derisa nuk raportohet për ndonjë incident.
Incident te selia e PDK-së në Prishtinë: Një grua e dehur fyen sigurimin, intervenon Policia

Incident te selia e PDK-së në Prishtinë: Një grua e dehur fyen sigurimin, intervenon Policia

Lajme
Një incident ka ndodhur para disa orësh, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, te selia e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se një grua është parë te selia e kësaj partie duke fyer punëtorët e sigurimit. Për shkak të sjelljeve të saj, sinjalizuesit thonë se është njoftuar Policia dhe gruaja e dyshuar është dërguar në stacion policor. Ende nuk janë të njohura motivet e këtij rasti, por ajo që dihet është se e dyshuara ka qenë në gjendje të dehur.
Pa Ledrin bashkë me një vajzë tjetër, ky është reagimi i Sarës

Pa Ledrin bashkë me një vajzë tjetër, ky është reagimi i Sarës

Magazina
Ledri Vula dhe Sara Hoxha, janë dy personazhe të njohura për publikun shqiptarë. Çifti në fjalë la kohë që janë në lidhje, mirëpo ata e kanë mbajtur mirë të fshehtë derisa mediat hulumtuan për të dy dhe zbuluan se ata janë në një romancë. Nuk kaloi shumë kohë, e dyshja në fjalë u bënë prindër për herë të parë, të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu. E se fundmi Ledri ka sjell një këngë të re me titullin ‘Monaco’, të cilës ja ka realizuar edhe një videoklip me një vajzë joshëse. Pjesë e klipit janë edhe disa skena të nxehta, të cilat nuk e ka pas lehtë as Sara t’i kapërdijë. Ajo ka publikuar një foto ku Ledri shfaqet gjysmë nudo me vajzën të realizuar gjatë klipit. Ndërsa përshkrimi që i ka bërë ka qenë epik. “E mbajta mirë vetën edhe këtu”, ka qenë përshk...
Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

Lajme
Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë. Begaj është votuar pro tij, nga 77 deputetë. 5 deputetë kanë qenë kundër. 1 votë ka shkuar abstenim. Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President. Bajram Begaj, deri paraditen e sotme mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por me një dekret të lëshuar nga Presidenti në ikje Ilir Meta, ai u lirua nga detyra duke i hapur rrugë kështu emërimit në përputhje me Kushtetutën...
Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptovaluta do të shuhen

Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptovaluta do të shuhen

Tech
Lojtarë të mëdhenj të industrisë së kriptovalutave besojnë se mijëra prej tyre do të pësojnë kolaps, ndërsa numri i “blockchaineve” në ekzistencë gjithashtu do të bjerë në vitet që vijnë, shkruan Bloomberg. Janë afro 19 mijë kriptovaluta në ekzistencë dhe dhjetëra platforma “blockchain” gjithashtu. Një platformë “blockchain”, si ajo e Ethereum, është një teknologji mbi të cilët kriptovalutat ndërtohen. Shefi i Fondacionit Web3, Betrand Perez, ka thënë se një prej efekteve që kriza e Terras pati javën e kaluar është evidentimi i një detaji të thjeshtë: “Janë shumë blockchain dhe kriptovaluta në qarkullim. Ato shkaktojnë konfuzion dhe sjellin rreziqe të mëdha për përdoruesit. Njëlloj si në fillimet e internetit ku kishim kompani të shumta .com dhe shumica prej tyre ishin mashtrime, du...