Monday, November 28
Shadow

Author: visionmega

Gjilani nuk tregon mëshirë për Drenicën, triumfon me ‘manita’

Gjilani nuk tregon mëshirë për Drenicën, triumfon me ‘manita’

Sport
Gjilani ka fituar me rezultat bindës 5-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës. Ishte minuta e 14-të e takimit, kur vendasit kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Shkëlzen Lushtaku, që e futi topin në portën e tij nga një harkim i Torassas. Nga fundi i pjesës së parë, Gjilani ia doli të shënonte edhe një herë, derisa për 2-0 realizator ishte Keita Razak. Me këtë rezultat, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve. Edhe në 45 minutat e dytë, iniciativa u takoi vendasve, që ia dolën të tundin rrjetën e mysafirëve edhe tre herë të tjera. Ishte minuta e 76-të e takimit, kur Donjet Shkodra shënoi për 3-0 nga një asistim i Elton Cales. Në minutë e 80-të, Cale asiston përsëri, mirëpo tani për Blerim Krasniqin, që realizoi për 4-0. Gjilanasi...
Formacionet zyrtare: Gjilani -Drenica

Formacionet zyrtare: Gjilani -Drenica

Sport
Gjilani është nikoqir i Drenicës për sfidën që luhet në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës. Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Gjilanasit aktualisht janë në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal Drita në të tretin. Në anën tjetër, Drenica që lufton për mesin e tabelës, gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin. Formacionet zyrtare Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Kelmendi, Progni, Razak. Drenica: pas pak…
Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Ekonomi
Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike. Një vendim i tillë ka ardhur pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në konfliktin administrativ të paditëses-propozueses Partia Demokratike e Kosovës kundër të paditurës-kundërpropozueses ZRRE me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të vendimit Nr.077/22 të datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 me propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të njëjtit, jashtë seancës me datë 08.04.2022 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses-propozueses PDK-së. Shtyhet ekzekuti...
Pak ditë pas ndarjes nga Don Xhoni – Ariana Lirey publikon fotografi duke marrë trajtim mjekësor në spital

Pak ditë pas ndarjes nga Don Xhoni – Ariana Lirey publikon fotografi duke marrë trajtim mjekësor në spital

Magazina
Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi nga Kosova, Don Xhoni, vetëm pak ditë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre. Dyshja, që bënë bujë për një kohë në rrjete sociale, zbuluan se i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin përfundimisht. Ylli nga Rusia madje e akuzoi artistin shqiptar se ka qenë më shumë i fokusuar në makina e femra të tjera, se sa për të krijuar familje. Megjithatë, pak ditë pas ndarjes Lirey ka publikuar një fotografi në rrjete sociale teksa tregon se është duke marrë trajtim mjekësor në spital. Përveç imazhit në InstaStory, ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se për çfarë më shumë bëhet fjalë. Don Xhoni dhe Ariana muaj më parë u takuan në Dubai, ku edhe kaluan disa ditë pushimesh së bashku. Kjo e fundit ishte shumë e dhënë për këngëtarit, saqë kishte bër...
Vashat e Kosovës U19 e mposhtin edhe Kazakistanin

Vashat e Kosovës U19 e mposhtin edhe Kazakistanin

Sport
Kosova U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti. Pas fitores ndaj Estonisë, Dardanet e reja, të premten në mbrëmje, në Edinburgh, kanë shënuar fitore kundër Kazakistanit, me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit 4 në Ligën B. Vashat kosovare e dominuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste shënimi, por nuk u treguan aq efikase para portës kazake. Alketa Rama e kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 15-të, derisa gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë kazaket i barazuan shifrat me golin e Nursulu Blazhan. Megjithatë, në pjesën e dytë të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit arritën që pas shumë rasteve të realizojnë golin e fitores nëpërmjet Fortesa Berishës, në minutën e 66-të....
Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

Tech
ENCE, NiP, FaZe dhe FURIA janë ekipet gjysmëfinaliste në turneun ESL PRO League në garën për çmimin e vendit të parë, që vlen rreth 160 mijë euro. Kanë përfunduar çerekfinalet e turneut ESL PRO League, ku katër skuadra të mbetura do të garojnë nesër (e shtunë) në ndeshjet e gjysmëfinales. Turneu ESL PRO League do të shpërndaj çmime rreth 756 mijë euro, prej të cilave 160 mijë do të shkojnë për vendin e parë. Ekipi i ENCE pas rikthimit kundër ekipit Movistar Riders nga 1:0 në 1:2 me mapa, do të takohet në gjysmëfinale me ekipin suedez NiP, të cilët mposhtën ekipin amerikan Liquid në një ndeshje të ngushtë 2:1. Ekipi brazilian FURIA gjithashtu arriti të rikthehet në ndeshjen kundër ekipit Astralis duke e përmbysur rezultatin nga 1:0 në 2:1 me mapa, dhe do të takohet në gjysm...
Shqiptarët e Veriut reagojnë ashpër ndaj Kurtit, e paralajmërojnë për protesta gjithëpopullore

Shqiptarët e Veriut reagojnë ashpër ndaj Kurtit, e paralajmërojnë për protesta gjithëpopullore

Lajme
Partitë shqiptare, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e lagjeve në veri të Mitrovicës sot kanë shprehur një reagim publik ndaj qeverisë së Kosovës, konkretikisht kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në veri. Në reagimin e shkruar  thuhet se gjendja e shqiptarëve të veri vazhdon të mbetet e rëndë, andaj i kanë bërë thirrje qeverisë që të rikthejë sytë nga kjo pjesë, duke rindërtuar shtëpitë përmes fondeve qeveritare. Aty thuhet se në rast se nuk ndërmerren veprime për 1 muaj atëherë do të organizohen protesta gjithëpopullore. PDK, LDK, AAK, AKR, PSD janë pjesë e reagimit duke përfshirë edhe përfaqësues të lagjeve e shoqërinë civile./FrontOnline Më poshtë mund të shihni reagimin dhe kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës: ...
Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko

Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko

Magazina
Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Për këtë rast dhunimi portali FrontOnline ka raportuar i pari. Ky hulumtim është cituar pothuajse nga të gjitha mediet e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa sot në zyret e FrontOnline ka arritur padia e reperit Gjiko ndaj drejtuesve të FrontOnline, Enis Veliu dhe Lavdim Hamidi. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën.  Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko k...