Monday, November 28
Shadow

Macron refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrëmë ka shkuar një hap më tej në retorikën e tij, duke iu referuar veprimet e Rusisë si “gjenocid” për herë të parë.

Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka qenë një faktor i madh në përpjekjen për të bindur Vladimir Putin për t’u tërhequr nga Ukraina, ka refuzuar të shkojë aq larg, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha sot në mëngjes: “Do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër”.

Macron aktualisht po e zhvendos fokusin në betejën e tij të ardhshme zgjedhore me Marine Le Pen, e cila ka përfituar nga puna e kundërshtarit të saj për Rusinë për tu zhvendosur më lart në sondazhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.