Wednesday, March 29
Shadow

Ballina

Aksident në qendër të Skenderajt, tre persona përfundojnë në spital

Aksident në qendër të Skenderajt, tre persona përfundojnë në spital

Ballina, Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur mengjesin e së premtes në qendër të Skenderajt në mes të dy veturave me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tri viktimat të cilët fillimisht trajtimin mjekësor e kanë marrë ne QKMF Skenderaj e më pas janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhë është marrë me rastin./DrenicaOnline/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Xërxë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Xërxë

Ballina, Lajme
Në fshatin Xërxë është gjetur dje një mjet i pashpërthyer. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, në një shtëpi të pa banuar ka vërejtur një mjetë të dyshuar të pa shpërthyer” thuhet në raportin policor. Njësitet relevante të policisë, FSK-së dhe KFOR-it kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në mënyrë të kontrolluar është bërë asgjësimi i mjetit të dyshuar.
Vasfija dhe Besarta do të flasin në ShBA për tmerret e luftës në Kosovë

Vasfija dhe Besarta do të flasin në ShBA për tmerret e luftës në Kosovë

Ballina, Lajme
Deputetja, njëherit edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besartën, më 10 maj do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tmerret e luftës në Kosovë. Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte. Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grav...
Si erdhi deri te vrasja në Zllakuqan, Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Si erdhi deri te vrasja në Zllakuqan, Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Ballina, Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për vrasjen që ndodhi dje në Zllakuqan të Klinës. Sipas Policisë, vrasjes i kishte paraprirë një rrahje. Si i dyshuar për rastin është arrestuar A.N, i lindur më 1967. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur tetë lloje të armëve, karikator dhe mnicion. “Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajon...
Policia thotë se u sulmua në veri me mjete shpërthyese

Policia thotë se u sulmua në veri me mjete shpërthyese

Ballina, Lajme
Policia e Kosovës tha se në orët e hershme të mëngjesit të 16 prillit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas policisë, dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur pranë një veture të policisë, janë kryer me mjete piroteknike. Policia tha se dyshon se këto mjete shpërthyese janë hedhur “nga territori i Serbisë”. “Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë”, thuhet në njoftim. Ky është sulmi i pestë i raportuar në katër ditët e fundit në veri të Kosovës, pranë pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë. “Nga shikimi i vendi...