Thursday, March 23
Shadow

Bota

Prej tetorit, punëtorët në Gjermani do të paguhen 12 euro për orë pune

Prej tetorit, punëtorët në Gjermani do të paguhen 12 euro për orë pune

Bota
Rreth 6.2 milionë punëtorë në Gjermani do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale të miratuar nga ligjvënësit. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së inflacionit në Gjermani. Kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri rritjen e pagës minimale një pikë kyçe në platformën e tij zgjedhore dhe, të premten, ligjvënësit e miratuan një projektligj që e rrit pagën minimale në 12 euro në orë duke filluar nga 1 tetori – një rritje prej 2,18 euro në orë. Kjo rritje do të thotë 400 euro shtesë në muaj për njerëzit me të ardhura mujore prej 1700 eurosh, sipas ministrit të Punës Hubertus Heil. Gjermania prezantoi një pagë minimale kombëtare në vitin 2015 me insistimin e socialdemokratëve të qendrës së majtë të Scholz, të cilët në atë kohë ishin partnerë të vegjël në qeverinë konservatore të ish-ka...
E pranon më në fund Putin: Rusia ka vuajtur si rezultat i sanksioneve

E pranon më në fund Putin: Rusia ka vuajtur si rezultat i sanksioneve

Bota
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim virtual për të diskutuar çështjet ekonomike dhe të zhvillimit në territoret e Arktikut dhe në rrugën e Detit të Veriut, shkruan BBC. Gjatë fjalimit të tij, presidenti nuk iu referua drejtpërdrejt situatës në Ukrainë, por tha se refuzimi i vendeve perëndimore për të bashkëpunuar me Rusinë duke përfshirë burimet energjetike  ka dëmtuar njësoj si vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara. Ai tha se “vendet jomiqësore” po shkatërronin zinxhirët e furnizimit në Arktik. Ndërsa Putin pranoi se Rusia gjithashtu ka vuajtur si rezultat i sanksioneve, ai tha se vendi ka krijuar “mundësi të reja” për të dërguar burime energjetike në vendet ku ato janë “me të vërtetë të nevojshme”. Bashkëpunimi rus me vendet e tjera të Këshillit...
Macron refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Macron refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Bota
Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrëmë ka shkuar një hap më tej në retorikën e tij, duke iu referuar veprimet e Rusisë si “gjenocid” për herë të parë. Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka qenë një faktor i madh në përpjekjen për të bindur Vladimir Putin për t’u tërhequr nga Ukraina, ka refuzuar të shkojë aq larg, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Ai tha sot në mëngjes: “Do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër”. Macron aktualisht po e zhvendos fokusin në betejën e tij të ardhshme zgjedhore me Marine Le Pen, e cila ka përfituar nga puna e kundërshtarit të saj për Rusinë për tu zhvendosur më lart në sondazhe.
Raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, flet Blinken

Raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, flet Blinken

Bota
Perëndimi ka deklaruar që prej nisjes së luftimeve në Ukrainë, se përdorimi i armëve kimike apo i atyre të shkatërrimit në masë nga ana e Rusisë do të ishin “vija e kuqe” e cila me shumë mundësi do të ndryshonte dhe drejtimin e luftës. Raportime të ndryshme erdhën mëngjesin e së hënës nga Mariupoli ku brigada ukrainase Azov deklaroi se armatime me fosfor u hodhën në qytetin port, lajme të cilat u mohuan menjëherë nga Rusia dhe luftëtarët e saj në këtë rajon. Për këtë çështje reagoi dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili u shpreh se SHBA nuk mundet ende të verifikojë vërtetësinë e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë. Gjatë një konferencë për shtyp, Blinken u shpreh se “Për momentin nuk jemi në pozitat për të konfirmuar këtë gjë dhe besoj se nuk janë as ukraina...
Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që e përjetuan në sulmin e sotëm që ndodhi në metronë e New Yorkut

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që e përjetuan në sulmin e sotëm që ndodhi në metronë e New Yorkut

Bota, Lajme
Deklaratat e dëshmitarëve okularë kanë filluar të arrijnë për atë se çfarë ndodhi sot në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut, ku rreth orës 8:30 ka ndodhur një sulm ku u plagosën dhjetëra persona. Një dëshmitare e identifikuar vetëm si Claire, tha se “ka humbur kompjuterin” si pasojë e plumbave të shkrepur, transmeton Telegrafi. Ajo shtoi se i dyshuari – që barte një jelek ngjyrë portokalli dhe maskë kundër gazit – lëshoi në tokë një lloj cilindri që tentonte ta mbulonte. Një dëshmitar tjetër – Sam Carcamo, tha se dyert e trenit “hapën tmerrin” që ndodhi në stacionin e metrosë. “Ka pasur tym e gjak dhe njerëzit që bërtisnin”, tha ndër tjera ai duke shtuar se ka parë sasi të mëdha tymi që dilte nga dyert e trenit që u hapën. Danny Mastrogiorgio theksoi se kishte dë...
Kina bën dërgesë gjysmë sekrete të raketave në Serbi

Kina bën dërgesë gjysmë sekrete të raketave në Serbi

Bota, Lajme
Aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, shkruan AP. Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe. Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ...
Një rrugë në New York emërtohet “Fan Noli”

Një rrugë në New York emërtohet “Fan Noli”

Bota
Krymeninistri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një rrugë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marr emrin e rilindësit shqiptar Fan S. Noli. Kurti, përmes postimin në Facebook, ka thënë se kjo është një ngjarje simbolike. “Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”. Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në SHBA. “Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe ...