Wednesday, March 29
Shadow

Ekonomi

50 për qind e punëtorëve të “Call Centers” me paga mbi 1000 euro

50 për qind e punëtorëve të “Call Centers” me paga mbi 1000 euro

Ekonomi, Lajme
Mbi 1400 persona që punojnë në qendrat e thirrjeve (Call Centers) në Kosovë kanë pagë nga 700 deri në 1600 euro neto, sipas të dhënave që Instituti GAP i ka publikuar të enjten bazuar në të dhënat e Adminsitratës Tatimore të Kosovës. Në këtë sektor zyrtarisht në vitin 2021 kanë qenë të punësuar 1921 persona. Prej tyre mbi gjysma kanë paga mbi 1000 euro neto. Sektori i “Call Centers” në Kosovë në disa raste ka qenë cak i intervenime policore për shkak të dyshimeve për mashtrim. Vitin e shkuar policia gjermane, në bashkëpunim me atë kosovare, kryen bastisje në disa qendra të thirrjeve në gjithë vendin duke ngrirë miliona euro e duke arrestuar dhjetëra persona. Paga mesatare neto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 ka qenë 432 euro. pra në qendra të thirrjeve s...
Kaq do të paguajnë tatim ata që përfitojnë nga rrjetet sociale

Kaq do të paguajnë tatim ata që përfitojnë nga rrjetet sociale

Ekonomi, Tech
Përfituesit nga rrjete sociale si TikTok, Instagram, YouTube, Facebook, e të tjera, tash e tutje do të tatohen nga shteti. Në fakt, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ligji për t’u tatuar fitimet nga rrjetet sociale ka ekzistuar kaherë, pasi që të njëjtat trajtohen njëjtë si bizneset tjera. Por tani, kanë bërë programet softuerike, që ua mundëson t’i detektojnë përfituesit. I njëjti ka treguar edhe për shumën që do ta paguajnë përfituesit nga rrjetet sociale. Sipas tij, “te bizneset e vogla ose të individët që realizojnë të ardhura brenda tre muajve deri në 1250 euro, është një normë 37.5 euro, që duhet për të paguar tatim si dhe kontributin pensional. Mbi atë shumë, duhet të paguajnë pjesën e 9 për qind në pjesën e të hy...
Aplikimi për 100 euro të qeverisë, Kryeziu: Jemi drejt finalizimit të platformës

Aplikimi për 100 euro të qeverisë, Kryeziu: Jemi drejt finalizimit të platformës

Ekonomi, Lajme
Aplikimi për 100 euro të qeverisë, Kryeziu: Jemi drejt finalizimit të platformës Gjatë ditës së djeshme u raportua se do të lëshohej në funksion vegëza (linku) ku punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve do t’iu mundësohet aplikimi për të përfituar mbështetje prej 100 eurosh bazuar në vendimin e qeverisë. Por, kjo nuk ndodhi gjatë ditës së marte.Zëdhënësi Përparim Kryeziu, tha për Klankosova.tv se janë drejt finalizimit të platformës. Kryeziu theksoi se njoftimi do të bëhet me kohë. “Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”. Po ashtu edhe...
100 euro nga Qeveria Kurti, javën tjetër në llogaritë e këtyre kategorive

100 euro nga Qeveria Kurti, javën tjetër në llogaritë e këtyre kategorive

Ekonomi
Ka kaluar një javë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe ata publik.E nga Qeveria e Kosovës sot kanë njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.Përpos kësaj, në një njoftim të bërë së fundi nga Qeveria e Kosovës u tha se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik. “Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë fami...
Murati paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Murati paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Ekonomi
Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto, kurse të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë nga 100 euro për secilin punëtorë të sektorit publik dhe privat. Lidhur më këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në emisionin “RTK Prime”, tha se kjo Qeveri ka premtua që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale. Ai po ashtu paralajmëroi që paga minimale do të rritet sërish, sipas rritjes ekonomike. “Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rrit...
Kur mund t’i merrni 100 eurot e qeverisë?

Kur mund t’i merrni 100 eurot e qeverisë?

Ekonomi, Lajme
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të presin më shumë se sa pensionerët dhe punëtorët e sektorit publik për të marrë 100 eurot shtesë prej qeverisë. Pensionerëve do t’iu dalin shtesat bashkë me pensionin e muajit prill, derisa punëtorëve të sektorit publik me pagën e prillit. “Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër. Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, ka shpjeguar Murati. Murati tha se qeveria nuk i ka llogaritë bankare të punëtorëve në sektorin privat dh...
Rritja e pagës minimale, reagon BSPK-ja

Rritja e pagës minimale, reagon BSPK-ja

Ekonomi, Lajme
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pas miratimit për rritjen e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Përmes një komunikate për media nga BSPK kanë thënë se vlera e pagës minimale është vlerë e cila duhet të llogaritet dhe se ajo nuk është punë dëshirash. “Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhePensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon”, thuhet në komunikatë. Gjithashtu,...
Vazhdon ‘fluturimi’ i çmimeve për produktet ushqimore, inflacioni në Kosovë arrin në 10 për qind

Vazhdon ‘fluturimi’ i çmimeve për produktet ushqimore, inflacioni në Kosovë arrin në 10 për qind

Ekonomi
Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga marsi i vitit të kaluar është rritur 10 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK). ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin mars 2022 është rritur 2.7 për qind. Sipas raportit, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te faturat e energjisë elektrike me 13 për qind, ndjekur nga gazi me 11.4 për qind dhe vajrat ushqimore me 11.3 për qind. “IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind në muajin mars 2022 krahasuar me muajin shkurt 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 6.3 për qind, mishi me 1 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 5.7 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 11.3 për qind, pemët me...
Murati: Pagat mbi 1,000 euro nuk do të përfitojnë nga ndarja e 100 euroshit

Murati: Pagat mbi 1,000 euro nuk do të përfitojnë nga ndarja e 100 euroshit

Ekonomi, Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se të gjithë ata që pagën primare e kanë nën 1 mijë euro do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për ndarjen e 100 euroshit si ndihmë për muajin prill në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Murati në një konferencë për medie, sqaron se nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro. “Kriter do të jetë që të gjitha pagat primare që janë nën 1,000 euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi, praktikisht nuk përfitojnë nga kjo mbështetje. Nga këtu do të përjashtohen të gjitha pozitat drejtuese në nivele qeverisëse të vendit”, tha Murati,. Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti pati njoftuar se për muajin...
Murati tregon kur do të dalin shtesat për pensionerët dhe punëtorët e sektorit publik

Murati tregon kur do të dalin shtesat për pensionerët dhe punëtorët e sektorit publik

Ekonomi
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar detajet lidhur me pakon 100 milionëshe që të qeverisë. Ai ka thënë se shtesat për pensionerët do ta dalin në pensionin e ardhshëm, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën. “Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai. Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit. “Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV. Ndërsa Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krij...