Wednesday, March 29
Shadow

Ekonomi

A mund një person të përfitojë dy herë nga pakoja për mbështetje financiare e Qeverisë

A mund një person të përfitojë dy herë nga pakoja për mbështetje financiare e Qeverisë

Ekonomi, Lajme
Secili person do të mund të përfitojë vetëm një herë nga mbështetja e qeverisë prej 100 milionë eurove për punëtorët, studentët e pensionerat. Ai tha se një punëtor, nëse është edhe student, nuk mund të aplikojë dy herë për të marrë nga 100 euro. “Normalisht se do të ketë kritere dhe kufizime sa i përket kualifikimeve dhe përfitimeve nga këto. Si ministër i financave më delegohet nga qeveria që unë të jem ai që i përcakton kriteret. Vitin e kaluar kur e kemi bërë këtë për pensionistë, përfituesit ishin të gjithë nga një herë. Nuk mund pra një person të përfitojë dy herë nga skema të ndryshe. Do të përfitojnë vetëm ata që e kanë rrogën nën 1000 euro”, tha ai në ATV. “E tash, kufizimi do të jetë që nga të gjitha këto masa do të përfitohet vetëm një herë. Me atë që shkon i pari përf...
Deputeti i VV-së: 100 eurot iu takojnë vetëm atyre që kanë pagë nën 1000 euro

Deputeti i VV-së: 100 eurot iu takojnë vetëm atyre që kanë pagë nën 1000 euro

Ekonomi
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë se masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike janë mirëpritur nga qytetarët. Ai, në “Info Magazine” të Klan Kosovës ka treguar edhe se nga i ka marrë Qeveria e Kosovës këto 100 milionë euro. “Është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët. E dimë se nevojat janë shumë më të mëdha sesa këto, por duhet të veprojmë në bazë të kapaciteteve shtetërore që i kemi që t’iu dalim në ndihmë dhe të jemi pranë qytetarëve dhe kategorive të cilat rrallë herë, ose asnjëherë, nuk kanë qenë përfituese deri tash”. “Gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 kanë qenë edhe linjat siç janë kontigjencat ku është një shumë e konsiderueshme e mjeteve ku ekziston pastaj mundësia e kalimit të mjeteve në pako të tilla siç është kjo e sotme. Në buxhe...
Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët

Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët

Ekonomi
Kryeministri Kurti ka njoftuar sot në një konferencë për media për ndarjen e nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentet, duhet te hapet një aplikim. “Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.
Paralajmërohet rënie e çmimit të derivateve në Kosovë

Paralajmërohet rënie e çmimit të derivateve në Kosovë

Ekonomi, Lajme
Një litër naftë aktualisht në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri 1.58 euro, kurse benzina po tregtohet deri 1.38 euro. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve. “Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani. Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg. “Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai. Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve në Kosovë është ngr...
E hëna nis me ulje të ndjeshme të çmimit të deritateve

E hëna nis me ulje të ndjeshme të çmimit të deritateve

Ekonomi, Lajme
Për dallim nga java e kaluar kur çmimi për një litër naftë varionte nga 1.59 euro, sot çmimet janë ulur për 5 cent, pra një litër naftë sot kushton 1.54 cent, raporton 02Press.com Megjithatë, jo në të gjitha kompanitë është vërejtur kjo ulje e çmimeve. Në disa pika furnizimi vazhdon të mbetet çmimi i njëjtë prej 1.59 euro. Paralajmërimet e dhëna janë se do të ketë rënie të çmimeve edhe në ditët në vazhdim, ndonëse jo në masë të madhe si pasojë e situatës së tensionuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 Javë me parë Kosova u përballë me shifra rekorde të çmimit të naftës ku ato shkuan deri mbi 1.80 euro për litër. Çmimet aktuale konsiderohen të jenë si çmimet më të larta pas përfundimit të luftës me Serbinë. ...
Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Ekonomi
Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike. Një vendim i tillë ka ardhur pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në konfliktin administrativ të paditëses-propozueses Partia Demokratike e Kosovës kundër të paditurës-kundërpropozueses ZRRE me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të vendimit Nr.077/22 të datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 me propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të njëjtit, jashtë seancës me datë 08.04.2022 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses-propozueses PDK-së. Shtyhet ekzekuti...