Wednesday, March 29
Shadow

Kronikë

Dhunohet seksualisht një 72 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se akti u krye nga një 25 vjeçar

Dhunohet seksualisht një 72 vjeçare në Skënderaj, dyshohet se akti u krye nga një 25 vjeçar

Kronikë
Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla. Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur së fundi edhe në komunën e Skenderajt. Sinjali mëson se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të. Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji. E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç. Ajo është dërguar për e...
E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

Kronikë
Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person. Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor. Policia ka njoftuar se më pas e mitura është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Skenderaj 05.06.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ...
Veri, gjendet i vdekur polici në banesën e tij

Veri, gjendet i vdekur polici në banesën e tij

Kronikë, Lajme
D.V., rreth 45 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës, përkatësisht në banesën ku ka jetuar viktima. Burimet më tej kanë shtuar se viktima ka qenë pjesëtar i policisë së Kosovës dhe ka shërbyer në stacionin e veriut të Mitrovicës, ndërsa ka jetuar i vetëm në banesë. KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por pa sukses.
Nëntë të lënduar në aksidentin zinxhiror te Kroi i Mbretit, Policia jep detaje

Nëntë të lënduar në aksidentin zinxhiror te Kroi i Mbretit, Policia jep detaje

Kronikë
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht te Kroi i Mbretit në fshatin Koreticë e Epërme, ku janë përfshirë katër vetura. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nëntë persona. “Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.
E rëndë: Një 80-vjeçar bën vetëvrasje në Skenderaj, gjendet i varur

E rëndë: Një 80-vjeçar bën vetëvrasje në Skenderaj, gjendet i varur

Kronikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një person ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 80-vjeçar i cili i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar, në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes. Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Tentuan ta vrasin 21-vjeçarin në Drenas/ Motivi i sulmit loja mes ‘Drenicës’ e ‘Feronikelit’

Tentuan ta vrasin 21-vjeçarin në Drenas/ Motivi i sulmit loja mes ‘Drenicës’ e ‘Feronikelit’

Kronikë, Lajme
Mbrëmë dhe sot u raportua për një vrasje në tentative që ndodhi në restorantin “Bulevard” në Drenas, ku pas një përleshje mes të rinjve u ther me thikë në kokë një të 21-vjeçar. Sinjali ka mësuar identitetin e dy të dyshuarve që u arrestuan për këtë rast dhe motivin e ngjarjes. Sipas burimeve, personat që përfunduan në prangat e Policisë pasi dyshohen se rrahën dhe therën me thikë të riun janë I.B 25-vjeçar dhe 17-vjeçari, A. Sh. Për shkak të sulmit, i riu ka marrë ndihmë mjekësore fillimisht në QKMF-në në Drenas, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të plagëve që ka pësuar gjatë përleshjes. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se viktima është sulmuar me një pjesë të armës në kokë nga njëri i dyshuar, teksa tjetri e ka goditu...
Nesër varroset 7 vjeçari nga Prekazi, që vdiq dje në aksident

Nesër varroset 7 vjeçari nga Prekazi, që vdiq dje në aksident

Kronikë, Lajme
Një aksident tragjik që ndodhi dje në Drenas, i mori jetën edhe një 7 vjeçari. I ndjeri do të varroset nesër në orën 14:00. Njoftimin e kanë bërë familjarët përmes rrjeteve sociale. Përveç 7 vjeçarit nga Prekazi, në aksident vdiq edhe një grua 31 vjeçare. Njoftimi i plotë:Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se nesër me datën 04.05.2022 në ora 14:00 bëhet varrimi i më të dashurit tonë, Anuarit. Me pikllim, familja Mehaj.
Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Kronikë
Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person. Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim. Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës. Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj. Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.
Vrasje në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona

Vrasje në Zllakuqan të Klinës, arrestohen tre persona

Kronikë
Një person është vrarë rreth një orë më parë në Zllakuqan të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar, ndërsa vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës, “18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.