Wednesday, March 29
Shadow

Kronikë

Viktima nga Drenasi që po punonte në ndërtimin e shkollës, ishte në vendin e punës bashkë me djemtë e tij

Viktima nga Drenasi që po punonte në ndërtimin e shkollës, ishte në vendin e punës bashkë me djemtë e tij

Kronikë
Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij në punës në fshatin Grabanicë të Klinës. Punëtori i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese ku pu punonte. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është nga Drenasi. I ndjeri po punonte bashkë me djemt e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës. Viktima, emër i njohur për redaksinë ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal. Ekipa e emergjencës ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e punëtorit./Indeksonline/
Ky është 54-vjeçari që vdiq pasi u alivanos në Elkos Group

Ky është 54-vjeçari që vdiq pasi u alivanos në Elkos Group

Kronikë
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vdekje të dyshimtë në kompaninë Elkos Group në Zonën Industriale në Prishtinë. Një person që kishte shkuar të bënte marrëveshje me këtë kompani, u alivanos derisa ishte brenda depos dhe pasi u dërgua në QKUK ndërroi jetë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që vdiq është 54-vjeçari, Faton Konxheli. Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se është shtetas i Maqedonisë, pasi nuk është gjetur asnjë mjet identifikues që e vërteton shtetësinë e tij. Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00.