Wednesday, March 29
Shadow

Lajme

Thyhet bankomati i ProCredit Bank në Skenderaj, i dyshuari qëllimisht godet tri vetura duke tentuar të ikë

Thyhet bankomati i ProCredit Bank në Skenderaj, i dyshuari qëllimisht godet tri vetura duke tentuar të ikë

Lajme
Vjedhjet e grabitjet në banka janë raste mjaft të shpeshta që po shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri te punëtorët, por edhe humbje të këtyre institucioneve financiare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj, por këtë herë është thyer ekrani i bankomatit të bankës Pr Credit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur një person, derisa ishte në gjendje të dehur kishte tentuar të kryej vjedhje, duke thyer bankomatin. Pasi nuk ia arriti qëllimit, ai deshi të largohej me veturë dhe në pamundësi për të ikur, ka goditur me qëllim tri vetura. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar personi i dyshuar dhe i njëjti është shoqëruar për në stacion policor, teksa janë...
Lladrovci në shënimin e themelimit të BDI-së: 20 vjet suksese!

Lladrovci në shënimin e themelimit të BDI-së: 20 vjet suksese!

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë sot në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën politike ka shënuar vetëm fitore. Këto fitore ishin fitore të shqiptarëve, duke arritur nivelin politik, ekonomik dhe përparimin si kurrë më parë, në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar Lladrovci. Postimi i plotë: 20 vjet BDI, 20 vjet suksese! Vëlla Ali, urime dhe suksese të mëtejme me partinë lidere të shqiptarëve! Sot, në Shkup, mora pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së, datë që më bën krenar që isha i pranishëm edhe në themelimin e kësaj partie që ndryshoi historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për 20 vjet, Bashkimi Demokratik për Integrim, në garën...
Serbia vendosi 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën, Ibishi i sheh si kërcenim real për vendin

Serbia vendosi 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën, Ibishi i sheh si kërcenim real për vendin

Lajme
Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive nga ato, 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që kishte në Amerikë, ku vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Ai po ashtu theksonte nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës. Ndërkohë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas heqjes së zonës së sigurisë, Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës, dhe sipas tij, kjo është shqetësuese për Kosovën. “Pas heqjes së zonës sigurisë, pra Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës që e ka pjesë...
Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka, këto janë dyshimet e tij

Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka, këto janë dyshimet e tij

Lajme
Një burrë nga Mitrovica e Veriut të premten ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka thënë se dyshon që paratë ia ka vjedhur një burrë tjetër, të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim, ku kishte lënë edhe kuletën me dokumente. Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Hyrje në sistemin kompjuterik” dhe shkon në procedurë të rregullt.
Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Që nga lufta e dytë botërore, FSK tërheq mjetin shpërthyes në Pejë

Lajme
Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditen e së premtes është gjetur një mjet shpërthyes. Rastin e ka raportuar në polici një qytetar i cili e kishte hasur këtë mjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së, të cilët dyshojnë se ky mjet ka mbetur që nga lufta e dytë botërore. Në njoftimin e Policisë thuhet se me kujdes është bërë tërheqja e mjetit shpërthyes derisa nuk raportohet për ndonjë incident.
Incident te selia e PDK-së në Prishtinë: Një grua e dehur fyen sigurimin, intervenon Policia

Incident te selia e PDK-së në Prishtinë: Një grua e dehur fyen sigurimin, intervenon Policia

Lajme
Një incident ka ndodhur para disa orësh, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, te selia e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se një grua është parë te selia e kësaj partie duke fyer punëtorët e sigurimit. Për shkak të sjelljeve të saj, sinjalizuesit thonë se është njoftuar Policia dhe gruaja e dyshuar është dërguar në stacion policor. Ende nuk janë të njohura motivet e këtij rasti, por ajo që dihet është se e dyshuara ka qenë në gjendje të dehur.
Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë

Lajme
Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë. Begaj është votuar pro tij, nga 77 deputetë. 5 deputetë kanë qenë kundër. 1 votë ka shkuar abstenim. Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President. Bajram Begaj, deri paraditen e sotme mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por me një dekret të lëshuar nga Presidenti në ikje Ilir Meta, ai u lirua nga detyra duke i hapur rrugë kështu emërimit në përputhje me Kushtetutën...
Deri tash, shteti ka paguar mbi 10 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Deri tash, shteti ka paguar mbi 10 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Lajme
Mbi 10 milionë euro është shuma që shteti i Kosovës e ka shpenzuar deri më tash për mbrojtjen e të akuzuarve për krime lufte, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2020 e deri në prill të këtij viti, shuma fikse e shpenzuar për 8 avokatët e të akuzuarve është 10,022,760 euro, ka bërë të ditur MD-ja për “Betimin për Drejtësi”. Gjykata Speciale ishte themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kosovës kishin miratuar amandamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS), me 71 vota të deputetëve të Kosovës. ...
Shefqet Kabashi përmendet sërish në Speciale: Avokati i Veselit “përplaset” me Prokurorinë

Shefqet Kabashi përmendet sërish në Speciale: Avokati i Veselit “përplaset” me Prokurorinë

Lajme
Prokuroria e Specializuar e Hagës po tenton që me çdo kusht të prodhojë arsye për t’i mbajtur në paraburgim krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një shkrese të dërguar në gjykatë, organi i akuzës ka përmendur Shefqet Kabashin, njërin prej dëshmitarëve në rastin kundër Ramush Haradinajt, i cili ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për shkak se kishte refuzuar të dëshmonte. Ajo çka sipas Prokurorisë së Specializuar dëshmon ky rast, është klima jo e favorshme për dëshmitarët në Kosovë, të cilët gjithnjë sipas organit të akuzës me bazë në Hagë, nuk dëshirojnë të dëshmojnë nga frika e hakmarrjes. Një argument i tillë i përdorur nga Prokuroria ka hasur në kundërshtimin e fuqishëm të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson. Avokati britanik ka thënë se në asnjë rast nuk qëndron ...
Veri, gjendet i vdekur polici në banesën e tij

Veri, gjendet i vdekur polici në banesën e tij

Kronikë, Lajme
D.V., rreth 45 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës, përkatësisht në banesën ku ka jetuar viktima. Burimet më tej kanë shtuar se viktima ka qenë pjesëtar i policisë së Kosovës dhe ka shërbyer në stacionin e veriut të Mitrovicës, ndërsa ka jetuar i vetëm në banesë. KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por pa sukses.