Policia dhe Dogana e Kosovës janë duke zhvilluar një operacion në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Cak i këtij aksioni është një depo nga e cila ka rrjedhur në treg malli i pa doganuar.
Partitë shqiptare, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e lagjeve në veri të Mitrovicës sot kanë shprehur një reagim publik ndaj qeverisë së Kosovës, konkretikisht kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në veri.
Në reagimin e shkruar thuhet se gjendja e shqiptarëve të veri vazhdon të mbetet e rëndë, andaj i kanë bërë thirrje qeverisë që të rikthejë sytë nga kjo pjesë, duke rindërtuar shtëpitë përmes fondeve qeveritare.
Aty thuhet se në rast se nuk ndërmerren veprime për 1 muaj atëherë do të organizohen protesta gjithëpopullore.
PDK, LDK, AAK, AKR, PSD janë pjesë e reagimit duke përfshirë edhe përfaqësues të lagjeve e shoqërinë civile./FrontOnline
Më poshtë mund të shihni reagimin dhe kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës:
...