Wednesday, March 29
Shadow

Lajme

I riu fut marihuanën në frenin e dorës në veturë, kapet nga Policia në Mitrovicë

I riu fut marihuanën në frenin e dorës në veturë, kapet nga Policia në Mitrovicë

Lajme
Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 24-vjeçar P.H, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, që u gjet te freni i dorës në veturë dhe një tabak me letra që shërbejnë për mbështjellje. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve ...
Semi-maturantët “ekspertë të kopjimit”, testi i arritshmërisë shpërndahet me të madhe në Facebook

Semi-maturantët “ekspertë të kopjimit”, testi i arritshmërisë shpërndahet me të madhe në Facebook

Lajme
Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 24 mijë nxënës. Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që ka për qëllim orientimin e nxënëseve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta, shkruan lajmi.net. or, ajo çfarë po bie më shumë në sy, është një fenomen i cili përfshirë edhe këtë vit, ka ndodhur edhe në të kaluarën. Ky fenomen është ai i kopjimit. Ku nxënësit, shumë lirshëm, arrijnë të fotografojnë testet dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale si në Facebook, duke kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i përgjigjen saktë pyetjeve. Duhet shtuar se këto postime nuk janë të vetmet, dhe në grupet e hapura së fundmi ka dhjetëra të tilla. ...
Shpërthen zjarri në fabrikën e prodhimit të llaqeve në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë

Shpërthen zjarri në fabrikën e prodhimit të llaqeve në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë

Lajme
Mëngjesin e sotëm në fabrikën e llaqeve ‘Extra’ në komunën e Vushtrrisë ka shpërthyer një zjarr, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, me ç’rast zjarri është fikur. Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin. Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e lëndimeve, dy punëtorët janë dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por që të njëjtit janë udhëzuar që të transferohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Një rast me Lijën e Majmunit në Kosovë?, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Një rast me Lijën e Majmunit në Kosovë?, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Lajme
Një rast i dyshimtë me Linë e Majmunit është në Kosovë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se po bëhet mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe rasteve të tij të kontaktit. MSH njofton se pacienti 69 vjeçar për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile. “Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit, raporton Telegrafi. Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të...
Vushtrriasi kapet me 19 pako kokainë, Policia i gjen në banesë edhe marihuanë

Vushtrriasi kapet me 19 pako kokainë, Policia i gjen në banesë edhe marihuanë

Lajme
Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë është raportuar sot pasdite në qytetin e Vushtrrisë, ku një 38-vjeçar është kapur me 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Ai është shoqëruar menjëherë për në stacion policor për intervistim, teksa një ekip tjetër e Policisë është urdhëruar që të kryejë bastisje në lokalin e të dyshuarit dhe shtëpinë e tij. Në kafenenë e 38-vjeçarit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa në banesën e tij Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kavanoz i cili ishte i mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim ...
Nën oficeri i FSK’së qe u rrokullis me traktor në Skenderaj, familjarët japin lajmin e fundit rreth tij

Nën oficeri i FSK’së qe u rrokullis me traktor në Skenderaj, familjarët japin lajmin e fundit rreth tij

Lajme
Një rast i rëndë ndodhi para dy ditë në fshatin Murgë të Skenderajt, ku Mehdi Mustafa nën oficer i FSK’së kishtë pësuar lëndime të rënda, shkruan rajoni.org. Nipi i Mehdiut, Fitim Spahiu i ka thënë rajonit se Mehdiu është zgjuar nga koma dhe se gjendja e tij është duke u përmiresuar. Kujtojme qe ai ishtë ishte duke kryer kositjen në tokën bujqësore, ku si pasojë e kësaj është rrokullisur me traktor dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. /Rajoni.org/
Të hënën protestojnë veteranët e UÇK-së, kjo është arsyeja

Të hënën protestojnë veteranët e UÇK-së, kjo është arsyeja

Lajme
Faton Klinaku nga OVL UÇK-së, ka bërë të ditur se të hënën me 6 qershor veteranët do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës. Shkak për këtë siaps tij është diskriminimi që po iu bëhet veteranëve sa përket pensioneve për ta. Njoftimi i plotë: Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo.Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. ...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas njoftimit, të pandehurit J.C i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugos...
“Mbante pesë plumba në trup”, 80-vjeçari që u gjet i vdekur në Burojë është ish-ushtari i UÇK-së

“Mbante pesë plumba në trup”, 80-vjeçari që u gjet i vdekur në Burojë është ish-ushtari i UÇK-së

Lajme
Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.  80-vjeçari është ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Duraku, i cili mbante pesë plumba në trup që nga koha kur ishte plagosur në luftë. Ndaj, vdekjes së tij ka regaur edhe një familjar i tij, i cili ka shprehur ngushëllime. Agron Kajtazi ka thënë se Duraku ish motiv i mijëra djemve e vashave në rreshtat e UÇK-së. “Plagët që ti preka me duart e mia, duke tu bërë doktor, pa provojë, e ti kishe veç forcë të shpirtit e te trupit dhe dhimbjen e mposhte pa doktor”, ka shkruar ai. Veprat tua trimerore, do të mbesin përjetë në historinë tonë të lavdishme. Lavdi jetës dhe veprave tua”. Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të S...