Wednesday, March 29
Shadow

Sport

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Sport
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë. Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’. Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel, të cilën e mposhti dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti. Fitorja e Distrias në këtë fazë erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tre karton të verdhë. Në finale, Distria pati punë me...
Nottingham Forest synon goditjen e madhe me transferimin e Armando Brojës

Nottingham Forest synon goditjen e madhe me transferimin e Armando Brojës

Sport, Transferet
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, është cak i interesimit nga skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, Nottingham Forest. Nottingham Forest i sapo promovuar po shikon mundësinë e përforcimeve të skuadrës, pasi tani niveli i lojës është shumë më i lartë sesa në Championship. Kështu, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë etiketuar sulmuesin shqiptar, Armando Broja, të cilin synojnë ta transferojnë në verë. Talenti i Chelseat e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southamptoni – duke shënuar gjashtë herë në 32 ndeshje të Ligës Premier. Akoma vetëm 20-vjeç, reprezentuesi shqiptar ka impresionuar dhe është lidhur edhe me West Hamin dhe Newcastle United javët e fundit. Interesim për Brojën kanë shfaqur edhe Evertoni dhe Napoli në Serie A. Sipas Nottingham Pos...
Greqinë e pret “ferri”, shiten gjitha biletat e të dielës

Greqinë e pret “ferri”, shiten gjitha biletat e të dielës

Sport
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën duket se do të jetë më zjarrtë se kurrë. Dardanët pas fitores ndaj Qipros në rrethin e parë të Ligës C në Ligën e Kombeve kanë zgjuar entuziazmin tek adhuruesit e futbollit të cilët me padurim po e presin sfidën e së dielës ku ndeshemi me Greqinë. Demokracia.com, mëson se tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe gjithçka që ka mbetur në treg janë edhe disa bileta në sektorin VIP 1 dhe VIP 2, derisa në të gjitha pjesët tjera të stadiumit janë shitur biletat dhe më nuk ka në sistemin online. Kosova po pret fitore ndaj Greqisë të dielën dhe nëse e arrin këtë atëherë rriten gjasat maksimalisht për vendin e parë në GRUP.
Arrihet marrëveshja: Munishi është trajner i Prishtinës

Arrihet marrëveshja: Munishi është trajner i Prishtinës

Sport, Transferet
Skuadra e Prishtinës ka arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi. Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi do të udhëheq klubin e Prishtinës në edicionin e ri 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll. “Po, kemi arritur marrëveshje me Prishtinën”, ka konfirmuar zyrtarisht Munishi për ‘GazetaBlic Sport’. Kujtojmë se sezonin e fundit, Munishi ishte pjesë e SC Gjilanit deri disa javë para përfundimit të stinorit. Munishin e pret punë e madhe tek kryeqytetasit – pasi dihet se ata janë në një krizë e cila i la ata pa titull e pa Evropë këtë stinor.
Përfundon ndeshja e katërt finale, Ylli është kampion i ri i Kosovës

Përfundon ndeshja e katërt finale, Ylli është kampion i ri i Kosovës

Sport
Golden Eagle Ylli ka arritur ta mbrojë me plot sukses titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar. Skuadra nga Suhareka ka triumfuar në ndeshjen e katërt finale me rezultat 64:70 dhe me tri fitore e një humbje kanë arritur ta fitojnë titullin e kampionit në Kosovë. Erion Kastrati ka qenë fantastik në këtë duel me 21 pikë, pesë kërcime e një asistim. Me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Tmusic (16), Graf (15) dhe Gzim Morina me 11 pikë të tjera. Tek skuadra vendase më efikasi ishte qendra amerikane Gordon me 17 pikë e 12 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore. MVP i finales u shpall Mikaile Tmusic.
Edon Zhegrova i lumtur me fitoren ndaj Qipros, thotë se e mori numrin 9 në fanellë në nderim të Fadil Vokrrit

Edon Zhegrova i lumtur me fitoren ndaj Qipros, thotë se e mori numrin 9 në fanellë në nderim të Fadil Vokrrit

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur kampanjën e re në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Kundërshtari i parë i “Dardanëve” në kuadër të grupit 2, Liga C ishte Qipro. Në ndeshjen e zhvilluar në “AEK Arena” në pasditën e sotme, Kosova triumfoi 0:2 në Larnaca. Pas ndeshjes, ylli i Kosovës, Edon Zhegrova u shpreh i lumtur me fitoren, derisa komentoi edhe vendimin që ta marrë numrin 9 në fanellë. “Ka qenë shumë e rendesishme ta fitojmë lojën, gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin që të fitojmë këtë ballafaqim. Unë gjithmonë mundohem që me aftesitë e mija ta ndihmojë ekipin me asiste dhe gola“, tha Zhegrova. “Numrin 9 te Kosova e kam marrë për shkak të legjendës, Fadil Vokrri, golin e sotëm ia dedikoj atij“, theksoi ai. ...
Feronikeli përfundon në Ligën e Dytë, shkak borxhet

Feronikeli përfundon në Ligën e Dytë, shkak borxhet

Sport
FEderata e Futbollit e Kosovës pritet të dërgojë Feronikelin në Ligën e Dytë dhe të inkuadrojë Shkëndijën e Hajvalisë në Ligën e Parë Federata e Futbollit të Kosovës pritet të dërgojë Feronikelin në Ligën e Dytë të Kosovës për shkak të borgjeve të shumta të klubit. Siç mëson “Livesport”, zëvendësuesi i “Niklit” do të jetë Shkëndija e Tetovës, e cila pritet të inkuadrohet në Ligën e Parë. Kujtojmë që skuadra nga Drenasi është në probleme të mëdha qysh në fillim të këtij edicioni, e shkaku kryesor janë borgjet e mëdha të klubit.
Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Qipros

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Qipros

Sport
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Qipros dhe Kosovës. Kjo është ndeshja e parë e “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Express. Kosova gjendet në grupin e dytë në Ligën C dhe kërkon patjetër fitore për ta nisur mbarë këtë aventurë. Formacionet zyrtare:
ZYRTARE! Antonio Rüdiger firmos me Real Madridin

ZYRTARE! Antonio Rüdiger firmos me Real Madridin

Sport, Transferet
Mbrojtësi qendror gjerman Antonio Rüdiger është tashmë zyrtarisht pjesë e Real Madridit. Skuadra e bardhë firmos me kosto zero me futbollistin e Chelsea, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor me klubin londinez. Florentino Perez përsërit planin e sezonit të kaluar, kur nënshkroi falas me David Alaba, pa pasur nevojë të paguante asgjë në klubin ku ishte, Bayern Munich. “Marca” zbulon se gjermani ka firmosur për katër sezone me klubin nga “Santiago Bernabeu”. Rüdiger, 29 vjeç, 190 centimetra i gjatë, refuzoi ofertat e njëpasnjëshme për rinovim nga Chelsea dhe kontaktoi disa klube të mëdha në Evropë, për të parë se cili prej tyre i përmbushte pritshmëritë e tij financiare. Pas një raundi të parë, dhe në mungesë të një oferte që arrinte shifrat e kërkuara, interesimi i ri i “Lo...