Wednesday, March 29
Shadow

Sport

Edon Zhegrova ia fiton një pikë Lilles me një super gol

Edon Zhegrova ia fiton një pikë Lilles me një super gol

Sport
Edon Zhegrova e ka shpëtuar Lillen në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1. Kampioni në fuqi i ligës franceze po përballej me Angers, derisa takimi përfundoi 1-1. Derisa vendasit po fitonin 1-0 dhe dukej se po merrnin tre pikë, reprezentuesi i Kosovës i inkuadruar në lojë në minutën e 66-të në vend të Jontahan David,ndryshoi gjithçka. Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Celik asistoi për Zhegrovën, që shënoi një super gol nga distanca për t’i fituar skuadrës së tij një pikë. Ky ishte goli i dytë i lojtarit shqiptar në fanellën e Lilles deri më tani në këtë edicion.  Su nombre es Edon Zhegrova. Sí, es KOSOVAR. SEÑOR GOLAZO 🤌🏼 pic.twitter.com/N7ZDLRoqEs— Juego Balón (@sirjuegobalon) April 10, 2022
Startojnë me më të mirët në dispozicion: Man City – Liverpool, formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier

Startojnë me më të mirët në dispozicion: Man City – Liverpool, formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier

Sport
Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier. Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në “Etihad Stadium” me dy skuadrat që do t’i kërkojnë pikët e plota – pasi janë në garë për titull. Për këtë ndeshje, Citizens nuk do të mund të llogarisin vetëm në Ruben Dias, që është i lënduar. Në anën tjetër, The Reds do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të synojnë ta parakalojnë Cityn në renditjen tabelare. Formacionet zyrtare Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Jesus, Foden, Sterling 𝗧𝗘𝗔𝗠 𝗡𝗘𝗪𝗦 🔵📋XI | Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Jesus, Foden, SterlingSUBS | Steffen, Ake, Gundogan, Grealish...
Frankfurti interesohet për të, Imeri: Ëndërrojë të luaj në Bundesliga

Frankfurti interesohet për të, Imeri: Ëndërrojë të luaj në Bundesliga

Sport
Kastriot Imeri është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij. Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion me Servetten në Superligën e Zvicrës, duke qenë lojtair kryesor i kësaj skuadre. 21-vjeçari ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë në 24 ndeshje zyrtare, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave jashtë kufijve të Zvicrës. Genoa e Nice e kërkuan në janar atë, por tani garës i është bashkuar edhe skuadra gjermane Eintracht Frankfurt. Megjithatë ai ka thënë se nuk di për interesimin e Frankfurtit, edhe pse ka deklaruar se ëndërron të luaj në Bundesliga. “Sinqerisht nuk e di për interesimin e Eintracht Frankfurt, askush nuk më ka thënë për këtë, as agjenti im, vetë atë që kam lexuar. Unë tani për tani jam në Servette dhe kam kontratë ...
Marku e konfirmon se meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri, tregon edhe kohën se kur do të ndodhë

Marku e konfirmon se meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri, tregon edhe kohën se kur do të ndodhë

Sport
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se është në bisedime që meçin e radhës ta zhvillojë në Shqipëri. Marku tha se 90% meçin e radhës do ta zhvillojë në verë në Shqipëri. “Jemi në diskutime e sipër. Besoj që ndeshja e radhës 90% ka për të ndodhur ketë behar në Shqipëri. Më shumë do t’iu tregojë në vijim”, tha ai për “Sport News”. “Kam shumë dëshirë të rikthehem. Kam tre katër vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur ta shoh stadiumin plotë me flamuj kuq e zi”, shtoi 29-vjeçari. Kujtojmë se boksieri nga Lushnja së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit.
Gjilani nuk tregon mëshirë për Drenicën, triumfon me ‘manita’

Gjilani nuk tregon mëshirë për Drenicën, triumfon me ‘manita’

Sport
Gjilani ka fituar me rezultat bindës 5-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës. Ishte minuta e 14-të e takimit, kur vendasit kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Shkëlzen Lushtaku, që e futi topin në portën e tij nga një harkim i Torassas. Nga fundi i pjesës së parë, Gjilani ia doli të shënonte edhe një herë, derisa për 2-0 realizator ishte Keita Razak. Me këtë rezultat, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve. Edhe në 45 minutat e dytë, iniciativa u takoi vendasve, që ia dolën të tundin rrjetën e mysafirëve edhe tre herë të tjera. Ishte minuta e 76-të e takimit, kur Donjet Shkodra shënoi për 3-0 nga një asistim i Elton Cales. Në minutë e 80-të, Cale asiston përsëri, mirëpo tani për Blerim Krasniqin, që realizoi për 4-0. Gjilanasi...
Formacionet zyrtare: Gjilani -Drenica

Formacionet zyrtare: Gjilani -Drenica

Sport
Gjilani është nikoqir i Drenicës për sfidën që luhet në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës. Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Gjilanasit aktualisht janë në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal Drita në të tretin. Në anën tjetër, Drenica që lufton për mesin e tabelës, gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin. Formacionet zyrtare Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Kelmendi, Progni, Razak. Drenica: pas pak…
Vashat e Kosovës U19 e mposhtin edhe Kazakistanin

Vashat e Kosovës U19 e mposhtin edhe Kazakistanin

Sport
Kosova U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti. Pas fitores ndaj Estonisë, Dardanet e reja, të premten në mbrëmje, në Edinburgh, kanë shënuar fitore kundër Kazakistanit, me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit 4 në Ligën B. Vashat kosovare e dominuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste shënimi, por nuk u treguan aq efikase para portës kazake. Alketa Rama e kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 15-të, derisa gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë kazaket i barazuan shifrat me golin e Nursulu Blazhan. Megjithatë, në pjesën e dytë të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit arritën që pas shumë rasteve të realizojnë golin e fitores nëpërmjet Fortesa Berishës, në minutën e 66-të....