Wednesday, March 29
Shadow

Tech

Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptovaluta do të shuhen

Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptovaluta do të shuhen

Tech
Lojtarë të mëdhenj të industrisë së kriptovalutave besojnë se mijëra prej tyre do të pësojnë kolaps, ndërsa numri i “blockchaineve” në ekzistencë gjithashtu do të bjerë në vitet që vijnë, shkruan Bloomberg. Janë afro 19 mijë kriptovaluta në ekzistencë dhe dhjetëra platforma “blockchain” gjithashtu. Një platformë “blockchain”, si ajo e Ethereum, është një teknologji mbi të cilët kriptovalutat ndërtohen. Shefi i Fondacionit Web3, Betrand Perez, ka thënë se një prej efekteve që kriza e Terras pati javën e kaluar është evidentimi i një detaji të thjeshtë: “Janë shumë blockchain dhe kriptovaluta në qarkullim. Ato shkaktojnë konfuzion dhe sjellin rreziqe të mëdha për përdoruesit. Njëlloj si në fillimet e internetit ku kishim kompani të shumta .com dhe shumica prej tyre ishin mashtrime, du...
Amber Alerts në Instagram do të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të rrëmbyer

Amber Alerts në Instagram do të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të rrëmbyer

Tech
Instagram ka vënë një “vegël” tejet e rëndësishme, që do të ndihmojë në lokalizimin e fëmijëve të rrëmbyer. Fjala është për “veglën” e quajtur Amber Alerts, që ka marrë miratimin e policisë që të emitohet përmes televizioni, mesazheve me tekst dhe mjeteve tjera informuese. Tani Instagram do të lansojë Ambert Alerts edhe në “news feed” e përdoruesit, kurse “vegla” fillimisht do të jetë e disponueshme në SHBA e më vonë edhe më gjerë, pra në 25 vende. Kjo lëvizje e Instagramit tregon sesa të ngjashme janë bërë aplikacionet, të bazuara në infrastrukturën për komunikim në botën moderne. Shtesa Amber Alerts në Instagram ka kuptim për disa arsye. Kryesorja është se gjeneratat e reja do të mund të injoronin mesazhet me tekst, por padyshim do të shikojnë “news feedin” e tyre në Instagr...
Kaq do të paguajnë tatim ata që përfitojnë nga rrjetet sociale

Kaq do të paguajnë tatim ata që përfitojnë nga rrjetet sociale

Ekonomi, Tech
Përfituesit nga rrjete sociale si TikTok, Instagram, YouTube, Facebook, e të tjera, tash e tutje do të tatohen nga shteti. Në fakt, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ligji për t’u tatuar fitimet nga rrjetet sociale ka ekzistuar kaherë, pasi që të njëjtat trajtohen njëjtë si bizneset tjera. Por tani, kanë bërë programet softuerike, që ua mundëson t’i detektojnë përfituesit. I njëjti ka treguar edhe për shumën që do ta paguajnë përfituesit nga rrjetet sociale. Sipas tij, “te bizneset e vogla ose të individët që realizojnë të ardhura brenda tre muajve deri në 1250 euro, është një normë 37.5 euro, që duhet për të paguar tatim si dhe kontributin pensional. Mbi atë shumë, duhet të paguajnë pjesën e 9 për qind në pjesën e të hy...
Turniri global i CS:GO i organizuar nga kompanitë lidere të Esports me një Prize Pool prej 3,400,000 USD

Turniri global i CS:GO i organizuar nga kompanitë lidere të Esports me një Prize Pool prej 3,400,000 USD

Tech
GRID, platforma lidere e të dhënave ne Gaming, përkrah Turnament organziatorëve internacional që përfshin FACEIT dhe Eden Esports, kanë shpallur një CS:GO Tour të ri global me një nga prize pool më të medha ndonjëherë në CS:GO:  $3,400,000 USD. The Champion of Champions Tour (CCT) do të filloj në Qershor 2022 dhe do të përfundoj me Global LAN Finale në Janar 2024. Champion of Champions Tour (CCT) organizohet nga GRID dhe partnerët Fundamental dhe Regjional, që përbëhet nga kompanitë lidere të Industrisë. Grid do të kontribuoj në shërbimin e menaxhimit të të dhënave për CCT, kurse secili nga partnerët Fundamental do të kontribuoj në organizimin e Turnamentit duke filluar nga produksioni i transmetimit, ekipit të operacioneve dhe relacioneve me talentet duke u siguruar që...

Elon Musk blen Twitter-in

Tech
Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë, njoftoi të hënën kompania. Ky është një zhvillim dramatik për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social. Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë. Të dy palët u takuan të dielën pasi drejtuesit e Twitter zgjodhën të rishqyrtojnë ofertën origjinale të Musk, raportuan disa media, pasi ai siguroi rreth 46 miliardë dollarë financim për të mbështetur marrëveshjen. Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë. Ajo krijoi një mbrojtje për të bllokuar përpjekjet për “një blerje armiqësore” pasi Mus...
Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike

Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike

Tech
Kosova po përballet me sulmet më madhore kibernetike në histori. Cak i hakerëve janë institucione, kompani e individë që po u hakohen llogaritë. Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ky organizim është mjaft serioz, pasi po përdoren metoda të kombinuara të hakimeve. Sipas tij, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë, raporton Klan Kosova. Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët. Doli thotë se ka vërejtur formën “Malware” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve. Rreth një muaj më parë, një virus ishte shpërndarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por sipas Kastriot Fetahajt, pre e sulmeve kibernetike kanë rënë edhe shumë institucione tjera publike e priv...
Twitter shkoi në ekstrem për tu mbrojtur nga Musk: Çfarë është masa “pilula helmuese”

Twitter shkoi në ekstrem për tu mbrojtur nga Musk: Çfarë është masa “pilula helmuese”

Tech
Twitter njoftoi të premten se bordi i saj i drejtorëve miratoi njëzëri mbrojtjen “pilula helmuese” si një kundërpërgjigje të një oferte të CEO-së së Teslas, Elon Musk për të blerë kompaninë dhe për ta kontrolluar privatisht. Strategjia e mbrojtjes “pilula helmuese” u jep aksionerëve ekzistues të drejtën për të blerë aksione shtesë me një zbritje. “Pilula helmuese” janë strategjia përfundimtare midis kompanive që janë nën sulm nga investitorët e mëdhenj ose në situata të blerjes nga kompanitë armiqësore, shkruan financialtimes. Masa do t’i lejojë aksionarët ekzistues të Twitterit të blejnë aksione shtesë me një zbritje, duke zbehur aksionet e Musk në kompani, e cila gjë ia vështirëson punën miliarderit për ta blerë rrjetin social. Plani i Twitter do të hyjë në fuqi nëse pj...
Elon Musk ofron 41.39 miliardë për ta blerë ‘Twitter’

Elon Musk ofron 41.39 miliardë për ta blerë ‘Twitter’

Tech
Rrjeti social ‘Twitter’ mund të bëhet me një pronar të ri. Miliarderi Elon Musk është ofruar për të blerë ‘Twitter’ për 41.39 miliardë dollarë. Shefi ekzekutiv i Tesla tash e disa javë lidhet me një lëvizje të mundshme të tillë dhe tashmë mediat britanike dhe ato botërore bëjnë të ditur se një gjë e tillë po ndodh. Nuk flitet akoma për një marrëveshje ose jo të Musk për blerjen e ‘Twitter’. Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar miliarderit një prej kompanive më të mëdha në botën e rrjeteve sociale.
‘Fluturojnë’ kriptovalutat – ja sa shumë janë rritur Bitcoin, Ethereum dhe BNB

‘Fluturojnë’ kriptovalutat – ja sa shumë janë rritur Bitcoin, Ethereum dhe BNB

Tech
Tregu i kriptovalutave ka shënuar një rritje pozitive ditëve të fundit në pothuajse të gjitha valutat. Valutat dixhitale kanë shënuar rritje të madhe duke filluar nga Bitcoin e pothuajse të gjitha të tjerat. Rritje të madhe gjithashtu kanë pasur edhe Ethereum, BNB, XRP, Solana, Avalanche, Polkadot e të tjera. Shkaqet e kësaj rritjeje ende nuk dihen, mirëpo ata që kanë investuar para disa ditësh ka shumë mundësi që i kanë shumëfishuar fitimet. 
Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë

Ndalet prodhimi i iPhone-ve në dy fabrika në Kinë

Tech
Pegatron është bërë kompania e fundit teknologjike, e cila ka ndalur operacionet për prodhim të telefonave të kompanisë amerikane Apple, iPhone, për shkak të masave të izolimit në Shangai. Kompania ka thënë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy fabrikat e saj në Kinë. Ky njoftim vjen pasi autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve për koronavirus në Shangai më 12 prill. Kjo ka nënkuptuar që disa prej 25 milionë banorëve të qytetit mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas disa javëve. Qyteti është izoluar në fund të muajit mars, pasi numri i infektimeve është rritur në kryeqytetin financiar të Kinës. Pegatron ka thënë se ka ndalur punën në fabrikat në Shangai dhe Kunshan “si përgjigje ndaj masave parandaluese për COVID-19”. Kompania ka thënë se do të punojë me...