Wednesday, March 29
Shadow

Tech

Anonymous ekspozon mbi 700GB të dhëna të Kremlinit

Anonymous ekspozon mbi 700GB të dhëna të Kremlinit

Tech
Grupi i hakerëve Anonymous njofton se ka “vjedhur” mbi 700GB të dhëna që kanë të bëjnë me Qeverinë e Rusisë. Sipas tyre, janë mbi 200 mijë e-maila të Ministrisë së Kulturës. “Janë zbuluar mbi 700GB të dhëna të Qeverisë ruse. Këto të dhëna përfshijnë më shumë se 200 mijë e-maila nga Ministria e Kulturës të Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e tyre. https://t.co/iGtqhjD16E— Anonymous (@LatestAnonPress) April 11, 2022 Kujtojmë që qysh në ditët e para të agresionit ushtarak në Ukrainë, ky grup i kishte shpallur luftë Kremlinit, duke rrëzuar shumë faqe dhe sisteme ruse. 
“War of Kosovo: 2033”, pritet të lansohet, që do të ketë misione luftimi në qytete të ndryshme të Kosovës

“War of Kosovo: 2033”, pritet të lansohet, që do të ketë misione luftimi në qytete të ndryshme të Kosovës

Tech
Kompania e Zhvillimit të Lojërave, Am Develop, do të lansojë video-lojën me luftime me shumë lojtarë që do të titullohet War of Kosovo: 2033. War of Kosovo: 2033 do të jetë një lojë ku avatarët do të kryejnë misione në qytete të ndryshme të Kosovës. Loja përfaqëson një luftë që do të zhvillohet në kohët moderne në të cilën do të jetë viti 2033. Kjo video-lojë do të jetë me shumë sezone, dhe në kuadër të kësaj secili sezon do të vazhdojë me qytete të reja. Sezoni i parë i lojës do të jetë në qytetin e Prizrenit për të vazhduar më pas në sezonin pasues në qytetin e Prishtinës. Loja do të jetë në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze. 
Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

Tech
ENCE, NiP, FaZe dhe FURIA janë ekipet gjysmëfinaliste në turneun ESL PRO League në garën për çmimin e vendit të parë, që vlen rreth 160 mijë euro. Kanë përfunduar çerekfinalet e turneut ESL PRO League, ku katër skuadra të mbetura do të garojnë nesër (e shtunë) në ndeshjet e gjysmëfinales. Turneu ESL PRO League do të shpërndaj çmime rreth 756 mijë euro, prej të cilave 160 mijë do të shkojnë për vendin e parë. Ekipi i ENCE pas rikthimit kundër ekipit Movistar Riders nga 1:0 në 1:2 me mapa, do të takohet në gjysmëfinale me ekipin suedez NiP, të cilët mposhtën ekipin amerikan Liquid në një ndeshje të ngushtë 2:1. Ekipi brazilian FURIA gjithashtu arriti të rikthehet në ndeshjen kundër ekipit Astralis duke e përmbysur rezultatin nga 1:0 në 2:1 me mapa, dhe do të takohet në gjysm...