Wednesday, March 29
Shadow

Transferet

Neymar drejt largimit, PSG gjen në Spanjë zëvendësuesin e brazilianit

Neymar drejt largimit, PSG gjen në Spanjë zëvendësuesin e brazilianit

Sport, Transferet
Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint Germain pas pesë viteve qëndrim në kryeqytetin francez. Pasi kanë siguruar shërbimet Kylian Mbappe edhe për tri vite të tjera, drejtuesit e parisienëve janë të gatshëm tani ta shesin Neymarin. Kampioni në fuqi i Francës po pret ofertën e duhur për ta shitur brazilianin dhe Newcastle United është favoriti kryesor për ta transferuar atë. PSG duket se e ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit dhe vetëm po pret shitjen e tij për ta afruar transferimin e ri. Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se sulmuesi holandez Arnaut Danjuma pëlqehet nga drejtuesit e parisienëve. 25-vjeçari ka shpërthyer me Villarrealin këtë vit duke shënuar 16 gola e duke asistuar në katër të tjerë. Parisienët janë gati të shpenzojnë 55 milionë euro për tr...
Nottingham Forest synon goditjen e madhe me transferimin e Armando Brojës

Nottingham Forest synon goditjen e madhe me transferimin e Armando Brojës

Sport, Transferet
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, është cak i interesimit nga skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, Nottingham Forest. Nottingham Forest i sapo promovuar po shikon mundësinë e përforcimeve të skuadrës, pasi tani niveli i lojës është shumë më i lartë sesa në Championship. Kështu, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë etiketuar sulmuesin shqiptar, Armando Broja, të cilin synojnë ta transferojnë në verë. Talenti i Chelseat e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southamptoni – duke shënuar gjashtë herë në 32 ndeshje të Ligës Premier. Akoma vetëm 20-vjeç, reprezentuesi shqiptar ka impresionuar dhe është lidhur edhe me West Hamin dhe Newcastle United javët e fundit. Interesim për Brojën kanë shfaqur edhe Evertoni dhe Napoli në Serie A. Sipas Nottingham Pos...
Arrihet marrëveshja: Munishi është trajner i Prishtinës

Arrihet marrëveshja: Munishi është trajner i Prishtinës

Sport, Transferet
Skuadra e Prishtinës ka arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi. Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi do të udhëheq klubin e Prishtinës në edicionin e ri 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll. “Po, kemi arritur marrëveshje me Prishtinën”, ka konfirmuar zyrtarisht Munishi për ‘GazetaBlic Sport’. Kujtojmë se sezonin e fundit, Munishi ishte pjesë e SC Gjilanit deri disa javë para përfundimit të stinorit. Munishin e pret punë e madhe tek kryeqytetasit – pasi dihet se ata janë në një krizë e cila i la ata pa titull e pa Evropë këtë stinor.
ZYRTARE! Antonio Rüdiger firmos me Real Madridin

ZYRTARE! Antonio Rüdiger firmos me Real Madridin

Sport, Transferet
Mbrojtësi qendror gjerman Antonio Rüdiger është tashmë zyrtarisht pjesë e Real Madridit. Skuadra e bardhë firmos me kosto zero me futbollistin e Chelsea, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor me klubin londinez. Florentino Perez përsërit planin e sezonit të kaluar, kur nënshkroi falas me David Alaba, pa pasur nevojë të paguante asgjë në klubin ku ishte, Bayern Munich. “Marca” zbulon se gjermani ka firmosur për katër sezone me klubin nga “Santiago Bernabeu”. Rüdiger, 29 vjeç, 190 centimetra i gjatë, refuzoi ofertat e njëpasnjëshme për rinovim nga Chelsea dhe kontaktoi disa klube të mëdha në Evropë, për të parë se cili prej tyre i përmbushte pritshmëritë e tij financiare. Pas një raundi të parë, dhe në mungesë të një oferte që arrinte shifrat e kërkuara, interesimi i ri i “Lo...