Wednesday, November 30
Shadow

Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët

Kryeministri Kurti ka njoftuar sot në një konferencë për media për ndarjen e nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentet, duhet te hapet një aplikim.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.