Monday, November 28
Shadow

Vazhdon ‘fluturimi’ i çmimeve për produktet ushqimore, inflacioni në Kosovë arrin në 10 për qind

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga marsi i vitit të kaluar është rritur 10 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin mars 2022 është rritur 2.7 për qind.

Sipas raportit, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te faturat e energjisë elektrike me 13 për qind, ndjekur nga gazi me 11.4 për qind dhe vajrat ushqimore me 11.3 për qind.

“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind në muajin mars 2022 krahasuar me muajin shkurt 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 6.3 për qind, mishi me 1 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 5.7 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 11.3 për qind, pemët me 2.7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1.9 për qind, ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 1.7 për qind, pijet alkoolike me 5.9 për qind, veshje me 4.9 për qind, energjia elektrike me 13 për qind, gazi me 11.4 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 2.5 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 4 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 10.9 për qind, shërbimet për transport me 6.8 për qind dhe shërbimet hoteliere me 0.8 për qind”, thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, mars 2022“.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur brenda një viti ishte 10 për qind.

“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 10 për qind në muajin mars 2022 krahasuar me muajin mars 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te buka dhe drithërat me 23 për qind, mishi me 9.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 18.3 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 43.1 për qind, perimet me 14 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 12.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 8.4 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.2 për qind, duhani me 4.7 për qind dhe energjia elektrike me 26.9 për qind”, vijon ASK.

“Gazi me 28.3 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 16.7 për qind, mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 3.5 për qind, pajisje shtëpiake me 6.5 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 9.7 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 6.2 për qind, produktet farmaceutike me 3.2 për qind, shërbimet ambulantore me 2.1 për qind, blerja e automjeteve me 5.8 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 4.9 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 35.8 për qind, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind, shërbimet për transport me 16.8 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative me 1.8 për qind, gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret me 5.8 për qind, gazetat, librat dhe materialet për zyra me 3.9 për qind, shërbimet hoteliere me 8.1 për qind dhe kujdesi personal me 16 për qind”, përfundon raporti.

Rënie e çmimeve vërehet pemët me 9.8 për qind, pijet alkoolike me 5 për qind me një ndikim prej minus 0.2 për qind në IHÇK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.