
Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person.
Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor.
Policia ka njoftuar se më pas e mitura është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 05.06.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj. I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”.