Wednesday, November 30
Shadow

Ky është 54-vjeçari që vdiq pasi u alivanos në Elkos Group

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vdekje të dyshimtë në kompaninë Elkos Group në Zonën Industriale në Prishtinë. Një person që kishte shkuar të bënte marrëveshje me këtë kompani, u alivanos derisa ishte brenda depos dhe pasi u dërgua në QKUK ndërroi jetë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që vdiq është 54-vjeçari, Faton Konxheli.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se është shtetas i Maqedonisë, pasi nuk është gjetur asnjë mjet identifikues që e vërteton shtetësinë e tij.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.