Saturday, August 20
Shadow

Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim.

Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.

Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.