Thursday, March 23
Shadow

Nëntë të lënduar në aksidentin zinxhiror te Kroi i Mbretit, Policia jep detaje

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht te Kroi i Mbretit në fshatin Koreticë e Epërme, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.