Thursday, March 23
Shadow

Viktima nga Drenasi që po punonte në ndërtimin e shkollës, ishte në vendin e punës bashkë me djemtë e tij

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij në punës në fshatin Grabanicë të Klinës.

Punëtori i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese ku pu punonte.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është nga Drenasi.

I ndjeri po punonte bashkë me djemt e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës.

Viktima, emër i njohur për redaksinë ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal.

Ekipa e emergjencës ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e punëtorit./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.