Saturday, August 20
Shadow

50 për qind e punëtorëve të “Call Centers” me paga mbi 1000 euro

Mbi 1400 persona që punojnë në qendrat e thirrjeve (Call Centers) në Kosovë kanë pagë nga 700 deri në 1600 euro neto, sipas të dhënave që Instituti GAP i ka publikuar të enjten bazuar në të dhënat e Adminsitratës Tatimore të Kosovës.

Në këtë sektor zyrtarisht në vitin 2021 kanë qenë të punësuar 1921 persona. Prej tyre mbi gjysma kanë paga mbi 1000 euro neto.

Sektori i “Call Centers” në Kosovë në disa raste ka qenë cak i intervenime policore për shkak të dyshimeve për mashtrim. Vitin e shkuar policia gjermane, në bashkëpunim me atë kosovare, kryen bastisje në disa qendra të thirrjeve në gjithë vendin duke ngrirë miliona euro e duke arrestuar dhjetëra persona.

Paga mesatare neto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 ka qenë 432 euro. pra në qendra të thirrjeve shumica e punëtorëve fitojnë dyfishin e pagës mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.