
85 milionë metra kub ujë nuk është faturuar fare nga kompanitë rajonale të ujësjellësit, vitin e kaluar.
Kjo sasi përfshin 55% të gjithë ujit në vend, sipas raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave (ARrU).
Gjendja e tillë vazhdon që nga viti 2008, për çka janë shkaktuar humbje.
“Kosova i ka humbur 400 milionë euro në dhjetë vjetët e fundit nga mosfaturimi i ujit. A ka një plan strategjik të minimizimit të ujit të pafaturuar?”, tha deputeti i VV-së, Armend Muja, raporotn klankosova.
Përkundër tentimeve për përmirësim, ARrU-ja thotë se po dëmtohet nga një faktor, që është shfrytëzimi i paautorizuar i ujit.
Pal Lekaj i AAK-së thotë se kompanitë duhet pasur kujdes, sepse shkyçjet e ujit janë antikushtetuese.
Por, autoriteti thotë se kjo masë duhet fuqizuar madje për keqpërdoruesit.
Në Komisionin për Ekonomi, të martën, u ngrit edhe shqetësimi i thatësisë gjatë verës.