Saturday, August 20
Shadow

Besnik Tahiri tregon se sa duhet të jetë paga minimale në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë për t’i hapur rrugë miratimit të pagës minimale në vlerë 264 euro bruto është pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes në vend.

Sipas Tahiri paga minimale në Kosovë duhet të jetë 370 euro neto ose 400 euro bruto.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin e propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Leave a Reply

Your email address will not be published.