Wednesday, March 29
Shadow

Deliu për Martyn: Ai vetë u ka shërbyer sajimeve të shërbimeve serbe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pasi ish-raportuesi i Këshillit Evropian, Dick Marty, është shprehur i habitur se ndaj tij ishte planifikuar vrasje nga shërbimi sekret serb, për t’ia lënë fajin pastaj shqiptarëve nga Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Deliu ka thënë se është habitur me habinë e Martyt.

“Ai ka qenë vetë bartës i një projekti komplotist të dizajnuar po nga këto shërbime serbe. Ai e njeh kapacitetin e tyre kriminal dhe e di, sa larg mund të shkojnë në realizimin e misioneve kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai nuk ka qenë i painformuar me gatishmërinë e këtyre shërbimeve për të inskenuar e montuar ngjarje kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai vetë u ka shërbyer këtyre sajimeve”, ka shkruar Deliu.

Tutje, ajo ka thënë se ndjen keqardhje që familja e Martyt është duke përjetuar pasojat e fatit të tij, por ka thënë se Marty duhet të gjejë guximin që të flasë publikisht për të vërtetën e raportit të tij, ku kishte akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte e trafikim organesh.

“Z.Marty duhet ta gjej guximin të zbulojë publikisht, komplet të vërtetën e raportit të tij, i cili prodhoi shumë dhimbje. T’i tregojë familjes së tij, opinionit zviceran dhe atij ndërkombëtar se si pranoi të bartë një projekt komplotist ndaj drejtuesve të një ushtrie për çlirim, pikërisht nga shteti gjenocidal, shërbimet e të cilit duan ta vrasin”, ka shkruar Deliu.

Në fund, deputetja e PDK-së ka thënë se e habit mungesa e guximit intelektual e njerëzor të Martyt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.