Wednesday, November 30
Shadow

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që e përjetuan në sulmin e sotëm që ndodhi në metronë e New Yorkut

Deklaratat e dëshmitarëve okularë kanë filluar të arrijnë për atë se çfarë ndodhi sot në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut, ku rreth orës 8:30 ka ndodhur një sulm ku u plagosën dhjetëra persona.

Një dëshmitare e identifikuar vetëm si Claire, tha se “ka humbur kompjuterin” si pasojë e plumbave të shkrepur, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se i dyshuari – që barte një jelek ngjyrë portokalli dhe maskë kundër gazit – lëshoi në tokë një lloj cilindri që tentonte ta mbulonte.

Një dëshmitar tjetër – Sam Carcamo, tha se dyert e trenit “hapën tmerrin” që ndodhi në stacionin e metrosë.

“Ka pasur tym e gjak dhe njerëzit që bërtisnin”, tha ndër tjera ai duke shtuar se ka parë sasi të mëdha tymi që dilte nga dyert e trenit që u hapën.

Danny Mastrogiorgio theksoi se kishte dërguar të birin në shkollë, kur pa pasagjerët e plagosur që vraponin shkallëve të stacionit të metrosë. Sipas tij të paktën dy prej tyre kishin pësuar lëndime në këmbë.

“Ka qenë një situatë e tmerrshme”, shtoi ai për BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.