Saturday, August 20
Shadow

Gjendet në ara të Skenderajt vetura që u vodh para 9 ditësh në Drenas

Më 1 prill rreth orës 08:15, një person nga fshati Verboc i komunës së Drenasit ka raportuar në Polici se gjatë natës disa persona të dyshuar ia kanë vjedhur veturën që ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se sot në mëngjes vetura e tipit VW Caddy është gjetur.

Sipas të njëjtave burime, automjeti është gjetur i braktisur në arat e fshatit Leqinë të komunës së Skenderajt.

Zyrtarët policorë pas ekzaminimeve, automjetin ia kanë kthyer pronarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.