Tuesday, August 9
Shadow

Gjimnazistët e Drenasit përfaqësojnë Kosovën në konferencën e parë franko-gjermane në Parlamentin Evropian

Nxënësit e Gjimnazit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Drenas janë shembull në nivel vendi. Ata pas shumë sukseseve, tani po e përfaqësojnë Kosovën në konferencën e parë franko-gjermane në Parlamentin Evropian, shkruan DrenicaOnline.

Drejtori i përgjithshëm për komunikim dhe media, Jaume Duch Guillot, vlerëson në veçanti pjesëmarrjen dhe kontributin e nxënësve nga Kosova në këtë konferencë.

Ndërsa drejtori i gjimnazit, Mentor Sahiti ndihet shumë krenar me ketë përfaqësim dhe thotë se shteti ynë dhe fëmijët tanë e meritojnë një gjë të tillë.

“Mirënjohje të thellë miqve nga Gjermania, shoqatës “Education Unlimited”, drejtuar nga Kerstin Zielosko në bashkëpunim me Parlamentin Evropian, që mundësuan pjesëmarrjen tonë në këtë konferencë”, ka thënë Sahiti./DrenicaOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.