Saturday, August 20
Shadow

Incident te selia e PDK-së në Prishtinë: Një grua e dehur fyen sigurimin, intervenon Policia

Një incident ka ndodhur para disa orësh, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, te selia e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se një grua është parë te selia e kësaj partie duke fyer punëtorët e sigurimit.

Për shkak të sjelljeve të saj, sinjalizuesit thonë se është njoftuar Policia dhe gruaja e dyshuar është dërguar në stacion policor.

Ende nuk janë të njohura motivet e këtij rasti, por ajo që dihet është se e dyshuara ka qenë në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.