Wednesday, March 29
Shadow

“Jau q* nanën kallash iu korri” – Vushtrriasi kërcënon në mes të rrugës dy persona që kishin dërguar fëmijët në shkollë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vërrnicë të komunës së Vushtrrisë, dy persona janë përballur me një kërcënim serioz nga një 50-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, kur dy burrat kishin dalë që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Aty më pas me veturë kishte ardhur 50-vjeçari, me të cilin dyshohet se kishin pasur një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë të fshatit.

Kjo dyshohet të jetë edhe motivi i cili shtyu 50-vjeçarin që t’u drejtohet dy burrave më fjalët “çka p’e vajtoni rrugën se jau q* nanën kallash iu korri“.

Për të evituar konfliktin e mundshëm, dy burrat u larguan që aty dhe më pas denoncuan rastin në Polici.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor personat e përfshirë në rast për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.