Saturday, August 20
Shadow

Lushtaku bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj prenë tortë me fotografinë e Thaçit

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me Rininë Demokratike dhe qytetarë tjerë në Skenderaj, kanë prerë një tortë në shenjë simbolike, si formë e mbështetjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, pranë shtatores së ish-komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, ka shkruar Lushtaku në një postim në Facebook.

“Urime të përzemërta mik!”, shtoi ai.

I pranishëm në këtë ishte edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.