Monday, November 28
Shadow

Matoshi: I kërkova falje Nagavcit, tash pushteti politik po organizon linç publik ndaj meje

Analisti Halil Matoshi i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila kërkoi që të njëjtit t’i pamundësohet pjesëmarrja në debate pasi një natë më parë ofendoi rëndë ministren e Arsimit Arbërie Nagavci duke e quajtur “budallicë”.

Në një reagim të bërë në profilin e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se reagimi i Albulena Haxhiut dhe disa zyrtarëve të pushtetit është selektiv, pasi thotë se ata nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit Kurti Luan Dalipi dhe bashkëshorti i presidentes Osmani Prindon Sadriu i quajtën mediat organizata të lidhura me krimin.

Ai thotë se ministrja Haxhiu po bënë thirrje për dhunë ndaj tij dhe po ja bënë gjyqin publik.

“Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!? “, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

I kërkova falje ministres – tash pushteti politik po organizon linç publik ndaj meje!

1. Gjatë një debati tensionues në Kanal 10, tue folë për shkeljen evidente të Kushtetutes së Republikës nga Ministrja e Arsimit, Zonja Nagavci, kam përdor një term të papërshtatshëm, për çka edhe aty për aty i kam kërku falje publike, pa asnji hezitim!

2.Vërtet ndihem keq si qytetar dhe opinionist dhe shpreh keqardhje, tue kërku falje, sërish, këtu dhe kurdo!

3.Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?

Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?

P.S.

Reagimi i Ministres së drejtësisë (dhe disa zyrtare të pushtetit) âsht selektiv, sepse asnjâna nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe Luan Dalipi dhe diplomati Prindon Sadriu i quejtun mediat dhe gazetarët “Organizata të lidhuna me krimin e organizuar”!?

Ministrja Haxhiu në fakt âsht thirrë hapun në dhunë ndaj meje (kufizim të te drejtës së opinionit dhe lirisë së shprehjës) sepse ajo e ka në duar aparatin e dhunës dhe jo unë.

Ndërsa ndërlidhja e fjales ‘budallacicë” me thirrje për dhunë ndaj grave dhe misogjini âsht e palogjikshme dhe nonsens.

Leave a Reply

Your email address will not be published.