Monday, November 28
Shadow

Në ditën e varrimit të djalit, familja Sadiku këtë gjë ia dhuron spitalit të Mitrovicës

Mitrovica ka dhimbje sot, në varrezat e qytetit në Shipol do të varroset i riu Erduan Sadiku, i ndjeri humbi jetën pas një aksidenti me motoçikletë.

Sadiku erdhi para pak ditësh nga Suedia në Kosovë për të kaluar disa ditë pushimi, por ardhja e tij doli të jetë tragjike.

Në ditën e varrimit të tij, familja Sadiku i ka bërë spitalit të Mitrovicës një donacion.

Familja e të ndjerit ka dhuruar për spitalin “Sami Haxhibeqiri” një autoambulancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.