Monday, November 28
Shadow

Në Skenderaj nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar sot propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në komunën tonë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove, shkruan portali rajoni.org.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:

Të dashur qytetarë!
Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë.
Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë.
Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune.
Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.
Sa më pak fjalë e më shumë punë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.