Thursday, March 23
Shadow

OVL-UÇK për rastin e Dick Martyt: Institucionet mos të heshtin ta ngrisin këtë çështje tek ndërkombëtarët

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur konferencë për media.

U.d së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se Dick Marty po kërcënohet nga Shërbimi Sekret serb për t’u vrarë, duan që këtë t’ia mveshin Kosovës.

Sipas tij, institucionet nuk duhet të heshtin, por ta ngrisin këtë çështje tek ndërkombëtarët.

“Edhe tani që ai po thotë se Shërbimi Sekret i Serbisë, ka tentuar që ta vrasë që t’ua mveshë shqiptarëve si vrasje, konkretisht shqiptarëve në Hagë. Sepse nuk është hera e parë që Serbia është munduar t’ua vesh shqiptarëve të gjitha të këqijat që i kanë bërë. Siç ishte rasti Panda, por edhe rasti i Martinoviqit me shishen e famshme që gjoja e bënë vet një gjë të tillë dhe mundohet t’ua mvesh shqiptarëve. Serbia vazhdimisht ka bërë këso inskenime dhe është munduar gjithmonë t’ua lë shqiptarëve. Në këtë rast nuk do të duhej të heshtnin as Qeveria, Kuvendi e as Presidenca, sidomos në këtë moment. Shteti duhet që tek ndërkombëtarët ta ngris si çështje, sepse kjo është një luftë kundër Kosovës. Ndërsa Shqipëria do të duhej të inicionte diçka qoftë në Këshill të Evropës, pra një rezolutë të re apo diçka të ngjashme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.