Thursday, March 23
Shadow

“Po rikthehem në vendlindje” – Musliu ironizon me presidenten: Ta merr mendja e ka pasë të ndaluar me shku në Mitrovicë e gëzumja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me presidenten Vjosa Osmani e cila teksa po udhëtonte drejt Mitrovicës tha se po kthehet në vendlindje.

“Po rikthehem në vendlindje…” ta merr mendja e ka pasë të ndaluar me shku në vendlindje të vet në Mitrovicë e gëzumja’’, ka shkruar Musliu.Përmes një video live në Facebook, Osmani tha se po kthehet në qytetin e saj të lindjes, siç e ka quajtur “qytetin e minatorëve e rock muzikës”.

“Tani jemi rrugës për Mitrovicë, po rikthehem në qytetin tim të lindjes, në qytetin e minatorëve, qytetin e rock muzikës, në mënyrë që të dëgjojmë për së afërmi kërkesat e Komunës por mbi të gjitha të qytetarëve të Mitrovicës”, ka deklaruar Osmani.

E para e shtetit ka njoftuar se do të takohet me kryetarin, Bedri Hamza me të cilin do të bëjnë homazhe në lagjen e Kovaçëve në 23 vjetorin e masakrës në këtë lagje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.