Saturday, August 20
Shadow

Prokuroria Speciale-ministres Haxhiu: Pretendimet tuaja janë dashakeqe, keni qëllim të manipuloni publikun

Ministria e Drejtësisë gjatë ditës së sotme ka lëshuar një komunikatë për media, ku ndër të tjerash u tha se drejtësia për Astrit Deharin është sprova ku sfidohet sistemi i drejtësisë.

Duke mos e lënë me kaq, Ministria e Drejtësisë deklaroi se Prokuroria Speciale e Kosovës po propagandon me rastin e marrjes së raportit të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

“Pas më shumë se 5 vitesh, kur ky rast po vazhdon të hetohet, veçmas pas ekspertizës plotësuese të Institutit zviceran, Prokuroria Speciale e Kosovës, sërish me vrap del për të propaganduar njëanshëm rezultatin e këtij raporti, përmes një komunikate, që dëshmon për mangësi të theksuar intelektuale, mungesë totale të njohurive shkencore, gjuhë krejtësisht jo profesionale edhe qëllim dashakeq. Jemi të zhgënjyer me këtë qasje!.”, u tha ndër të tjerash në reagim.

Por pas kësaj komunikate është deklaruar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, ku ndër të tjerash ka publikuar pesë konkluzionet e nxjerra nga kjo ekspertizë.

Përpos kësaj, Prokuroria Speciale ka deklaruar se kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet institutit të Lozanës për informacione shtesë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari.Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast.Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit.”, u tha në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.