Tuesday, August 9
Shadow

Rekordere botërore por nuk zgjedhet drejtore e çerdhes

Qeverisja e Fadil Nures dhe Sami Lushtakut nuk ia kanë vazhduar mandatin drejtores së çerdhes  “Nëna Zahide” në Skenderaj, Arbnora Fejza, shkruan RTV Okarina, me ç’rast ajo ka reaguar:

“Angazhimit im si Drejtoreshë e Qerdhes ‘Nëna Zahide’ në Skenderaj sot i erdhi fundi.

Per mua ka qenë kënaqësi të udhëheq këtë institucion drejt ngritjes dhe përmirësimeve të theksuara në nivelin e profesionalizmit, cilësisë së shërbimeve, kurrikules, aktiviteteve për fëmijët e deri në përmirësimin e kushteve fizike të objektit.

Megjithëkëto dhe dëshirën time për të kontribuar, në konkursin për drejtor/eshë të Qerdhes nuk u përzgjodha unë. Ndoshta rezultatet, përvoja dhe pavarësia e këtij institucioni parashkollor nuk janë në interesin primar te kësaj udhëheqsie. Siç nuk duket të jetë as perkrahja e shumë projekteve artistike.

Megjithatë unë do të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia në ngritjen e edukimit dhe mundësive për fëmijët tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.