Monday, November 28
Shadow

SBASHK-u i pakënaqur nga vendimi i Qeverisë: Kërkuam nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Pavarësisht kësaj ndihme, jo të gjithë përfituesit janë të kënaqur nga vendimi i Qeverisë.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala në RTV Dukagjini ka thënë se kjo ndihmë është hap pozitiv, por nuk i plotëson kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u ka kërkuar që ndihma prej 100 euro do të duhej të vazhdonte deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Shala tha se me 20 prill do të vendoset nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe këshillat lokale nga çdo komunë për masat sindikale që mund të jenë edhe grevë e përgjithshme.

‘Mirëpo ka vend për reflektim. Ne ende nuk kemi asnjë njoftim në lidhje me përgatitjen e Ligjit të Pagave. Ne thjesht jemi për dialog pasi askush nuk e do grevën”.

“Kërkesa e SBASHK-ut është që të ketë ngritje page prej 100 euro për të gjithë punëtorët e arsimit nga çerdhet deri te arsimi universitar”, ka deklaruar tutje Vjollca Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published.