Saturday, August 20
Shadow

Si erdhi deri te vrasja në Zllakuqan, Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për vrasjen që ndodhi dje në Zllakuqan të Klinës. Sipas Policisë, vrasjes i kishte paraprirë një rrahje.

Si i dyshuar për rastin është arrestuar A.N, i lindur më 1967. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur tetë lloje të armëve, karikator dhe mnicion.

“Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit: · A.N. lindur me 1967, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, derisa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimin prej 48 orësh.

“ Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh”, thuhet në njoftim./FrontOnline

Leave a Reply

Your email address will not be published.