Saturday, August 20
Shadow

Skënderaj/ Pas ankesa të shumëta, nis puna për largimin e pengesave në rrugë

Pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe ngasësve të automjeteve, që janë marrë në konsideratë, lidhur me lartësinë e pengesave rrugore në vendkalimet e këmbësorëve, për të cilat është vlerësuar se kanë qenë të ndërtuara jashtë standardeve, sot ka nisur punën kompania e kontraktuar nga Komuna e Skënderajt, për zbutjen e tyre, duke i prerë dhe krijuar pjerrinën e përshtatshme për qasje më të lehtë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka thënë se kompania ka filluar punën në pikat kyçe në pjesë të ndryshme të qytetit, dhe se pasi të ketë përfunduar puna, qasja e automjeteve në këto pengesa rrugore do të jetë më e lehtë.

Sipas tij, brenda javësh pritet të përfundojnë punimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.