
Gazetari Valon Syla ka pyetur nëse ka mundësi që ai t’ua japë nga 100 euro kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Syla është tallur kështu me pakon e re të qeverisë.
“A ka mundësi une me ja çu Hekruan Muratit edhe Albin Kurtit ka 100 euro?”, ka shkruar ai në Facebook.
Syla i ka quajtur “vitra” 100 eurot që qeveria do t’i shpërndajë këtë muaj për studentët, pensionistët dhe punëtorët me pagë nën 1 mijë euro.