Wednesday, March 29
Shadow

Syla i reagon Kurtit për pagën minimale: Po veproni ‘kokë në veti’, po e stimulon ikjen e të rinjve

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Këtë Projektligj po e vlerëson si veprim “kokë në veti” të Kryeministrit Kurti, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Ai tha për Front Online se vendimi që ka marrë sot Qeveria për pagën minimale është i dhimbshëm.

“Këtë vendim Kryeministri Kurti e ka marr në kokë në veti pa u konsultuar me partneret social në këtë rast me BSPK-në, ky është vendimi më i keq sepse të merresh vendim për pagën e dikujt me të cilën përballet direkt Qeveria është e dhimbshme nuk është aspak e mjaftueshme për qytetarët e vendit tonë po me këtë vendim Kurti e ka stimuluar ikjen e sa më shumë qytetarëve nga Kosova asgjë më tepër nuk ka bërë”, u shpreh Syla.

Sipas Sylës, Qeveria “Kurti” do të veprojnë si për pagën minimale ashtu edhe për Ligjin e Pagave.

“Çdo veprim që do ta merr BSPK-ja do ta mbështesim ne, por unë e kam një frik tjetër që kjo Qeveri do ta veprojë kështu edhe me Ligjin e Pagave po e shihni që kokë në veti po i kalojnë gjërat që në të vërtetë i prekin qytetarët”, potencoi ai.

Ndryshe, paga minimale në Kosovë është 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar që nga viti 2011./Front Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published.