Saturday, August 20
Shadow

Tahiri: 100 euro janë të pamjaftueshme, paga duhet me u rritë

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme ka thënë se 100 euro janë pak për qyetarët e Kosovës.

Pos kësaj, Tahiri tha se Kosova e ka menaxhuar më së keqi ekonominë dhe pandeminë.

“Sa mirë e keni menaxhuar pandeminë, e tregon fakti që në Kosova dhe Bosnja, janë vendet e vetme të cilave nuk u pranohet certifikatat e vaksinave në Bashkimin Evropian. Kjo tregon sa mirë e kemi menaxhuar. S’ka vend në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka menaxhuar më keq ekonominë se Kosova. Mbylljen e shumta të bizneseve të vogla, largimin e shumë njerëzve nga puna”.

“Sa nuk dini të planifikoni e që s’keni strategji e tregon vendimi për ndarjen e 100 milionë eurove. 100 euro janë të pamjaftueshme. Paga duhet me u rritë, 100 euro në prill janë të pamjaftueshme me i mbulu shpenzimet e qytetarëve të Kosovës. Silleni ligjin e pagave, kemi kërkesë nga sindikatat të kemi debat për ligjin e pagave dhe këto do t’i ngrisim javën që vjen”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.