Wednesday, November 30
Shadow

Të rinjët e Skenderajt të shqetësuar: Kjo llogari në TikTok po na shantazhon

Një llogari e hapur në TikTok tash e disa kohë me emrin “coupleskenderaj02” ku behët publikimi i videove në bazë të çiftëve – disa të rinjë i kanë shkruar rajonit duke i thënë se kjo llogari pa autorizim të tyre po i publikon ata me vajza të ndryshme dhe pastaj kjo llogari po u kërkon para për ti fshirë videot.

Ata, madje kanë derguar në redaksi të rajonit edhe biseda screnshoot ku kanë dëshmuar se si u kërkohen të holla në shumë prej 100 eurove për ti fshirë këto video.

E njejta llogari e cila simotër ka një llogari tjetër në instagram kërcënon të riun A.V për publikim të videove tjera

Po ashtu një e re tjetër i ka thënë rajonit se kjo llogari përveç të hollave qe po u kërkon thotë se po shkakton telashe edhe brenda familjës se tyre./Rajoni.org

Leave a Reply

Your email address will not be published.