
Komuna e Skenderajt sot ka organziuar ceremoni për diten e themelimit të shkollës “Shaban Jashari” e ku është përkujtuar edhe heroi ynë kombëtar Shaban Jashari, datë kjo që përkon me lindjen e tij, shkruan rajoni.org.
Por në komunikatën e lëshuar nga Komuna ajo qe verehet është se emëri i shkollës “Shaban Jashari” është i shkruar gabimisht. Në vend të Shaban Jashari, emri është i shkruar Shana Jashari.
Komuna e Skenderajt nuk u ndal me kaq, bëri edhe një huqje tjetër tek Rifat Jashari, ku mbiemri është i shkruan gabimisht. Në vend të Rifat Jashari u shkruajt Rifat Jasahri!
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Shana Jashari” ka shënuar sot ditën e themelimit në një organizim madhështor, e ku është përkujtuar edhe heroi ynë kombëtar Shaban Jashari, datë kjo që përkon me lindjen e tij.
Në këtë organizim ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, Rifat Jasahri, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, të ftuar, prindër, nxënës dhe qytetarë të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Nura, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e ditës së shkollës, ka thënë se “Shaban Jashari” është tempull i dijës dhe i sukseseve që nxënësit arrijnë në garat qofshin ato të nivelit komunal apo edhe në atë republikan.
Edhe Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit, përgëzoi personelin mësimor, nxënësit dhe prindërit, për ditën e shkollës.
Ndërkaq, drejtoresha e shkollës, Hyra Gashi – Tahiri, ka folur për historikun e shkollës “Shaban Jashari”, si dhe për sukseset e nxënësve të këtij institucioni arsimor. Me këtë rast, drejtoria e shkollës ka ndarë mirënjohje dhe piktura për mysafirët e ftuar, si dhe për mësimdhënësit e dalluar.
Në fund të fjalimeve, nxënësit kanë shfaqur një program të pasur artistik, me këngë, valle, poezi, recitime e vepra të tjera artistike.
